GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PPP Thumanë- Kashar, 2.1 mln euro për përzgjedhjen e inxhinierit…

në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 3 min
A A
PPP Thumanë- Kashar, 2.1 mln euro për përzgjedhjen e inxhinierit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisja e zbatimit të projektit të Partneritetit Publik Privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Kashar ka sjellë nevojën e përzgjedhjes së inxhinierit të pavarur që do të monitorojë ecurinë dhe certifikimin e kësaj kontratë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me objekt “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar” me një fond limit 235 milionë lekë apo 2.1 milionë euro.

Referuar dokumenteve që i bashkangjiten procedurës, ministra nënvizon se inxhinierit të pavarur i kërkohet të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e Koncesionit pa përjashtim.

“Çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit duhet t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të Sistemeve të tij të cilësisë dhe auditimit sa i takon cilësisë në lidhje me rezultatet e Koncesionarit me cilësi të siguruar dhe kontrolluar” thuhet në dokument.

Funksionet e përgjithshme të kësaj strukture, ministria i ka përmbledhur në 16 pika duke nisur nga kontrollet e përgjithshme, adutiimet, asistemimet në prova e hetime në lidhje me punimet dhe shërbimet tek Mbikëqyr plotësimin nga Koncesionari të dispozitave të Kontratës së Koncesionit, me përshtatjet përkatëse që lejon Kontrata.

Po kështu ka liri të pakufizuar hyrjeje në Territorin e Projektit në çdo moment të arsyeshëm gjatë të gjithë Periudhës së Kontratës në mënyrë që të kryejë funksionet e tij.  Ka të drejtë të hyjë në çdo pronë që përdor Koncesionari për realizimin e Punimeve dhe Shërbimeve, për të kontrolluar ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Projektit dhe për të ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të hyjë në çdo moment në çdo pronë të përdorur nga Koncesionari si objekt trajnimi ose punishte dhe në vendet ku përgatitet puna ose nxirren materialet për Projektin, për ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet ku diskutohet ecuria mujore ose me shpeshtësi tjetër në lidhje me Punimet dhe/ose Shërbimet dhe të marrë njoftim në kohën e duhur për këto mbledhje nga Koncesionari.. Ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë kopje të të gjitha skicave, lidhjeve, specifikimeve dhe shtojcave, pas çdo modifikimi që u bën Koncesionari. Jep opinion sa i kërkohet lidhur me veprime që prekin të drejtat dhe detyrimet e plaëve të përfshira.

Kontrata e PPP Thumanë-Vorë-Kashar

Projekti i rrugës Thumanë-Vorë Kashar u fitua nga Kompanitë “G2 INFRA” dhe “Gener 2” përmes një kontrate që parashikon projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit në fjalë dhe kontrata kaloi në qeveri në maj 2022.

Një plan të ardhurash bazë për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë -Vorë-Kashar parashikonte mbi 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH, që do të shkonin për përfituesit e kontratës.

Rruga me një gjatësi 21 kilometra fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë – Durrës, me te cilën lidhet me anë të një nyje të re në disnivel.

Autostrada e re do të kalojë në zonat urbane dhe gjysmë-urbane të Thumanës, Fushë Krujës, Rinasit dhe Vores dhe do të lidhë 2 pika: segmentin me 4 korsi në Thumanë në veri (Fillimi i projektit) me autostradën Tiranë-Durrës në jug (Fundi i projektit).

“Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/ore (me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/ore. Përsa i përket funksionit kryesor që do të kryeje kjo autostradë në te ardhmen, ajo i përket Kategorisë A -Autostradë.

Kategoria A, përbehet nga dy karrexhata te pavarura të ndara nga një barrierë sigurie e pakalueshme, secila me të paktën dy korsi, bankinë të shtruar në të majtë dhe korsi emergjence në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, dhe me kontroll strikt të aksesit”detajohet në një raport të kompanisë. /Monitor/

Etiketa: KasharPPPtenderiThumane

Lajme të lidhura

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Para
Vrau argjentinasen, dy muaj paraburgim për Endrit Nikën

Vrau argjentinasen, dy muaj paraburgim për Endrit Nikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Korrik 2026

07:29 - 13/07/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 13 Korrik 2026

07:28 - 13/07/26
“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com