GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pranga Erion Veliajt, çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

16:38 - 22/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pranga Erion Veliajt, çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasje mes këshilltarëve bashkiakë të opozitës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa socialistët kanë miratuar me nxitim buxhetin për vitin 2024. Me një skenar të ngjashëm si ai i ndjekur nga Lindita Nikolli gjatë seancave plenare, edhe Romina Kuko, ka kaluar për votim projektbuxhetin, duke mbyllur mbledhjen në kohë record.

Romina Kuko, drejtuese e Këshillit Bashkiak, ka ndërprerë mbledhjen, ndërsa kryebashkiakut iu treguan një palë pranga “live” nga këshilltari i opozitës Tedi Blushi.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-22-at-4.29.29-PM.mp4

Gjesti simbolik i këshilltarëve të opozitës ka lidhje me aferën e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka nisur hetimet dhe ka arrestuar një nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, ndërkohë që vijojnë hetimet.

“Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve

Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale.

Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite.

Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës.

Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!”, iu drejtua Blushi, kryebashkiakut.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-22-at-4.29.39-PM.mp4

 

 

Etiketa: blushiKeshilli BashkiakKryesore1PrangaVeliaj

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Ekstradohet nga SHBA i dënuari me 12 vjet burg (EMRI+VIDEO)

Ekstradohet nga SHBA i dënuari me 12 vjet burg (EMRI+VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com