GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pranoi mandatin e deputetes, Ori Nebiaj tregon dilemën që kishte

15:29 - 05/12/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Pranoi mandatin e deputetes, Ori Nebiaj tregon dilemën që kishte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja Ori Nebiaj pranoi zyrtarisht mandatin e deputetes së Partisë Demokratike. Ajo zëvendësoi kështu Grida Dumën e cila dha dorëheqjen. Nebiaj ka dhënë ndërkohë intervistën e saj të parë pasi hoqi dorë nga drejtimi i programit “Përputhen”.

Që në nisje Ori u shpreh: “Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar.”

Duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi:

“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe.”

E cilës Parti Demokratike është Ori Nebijaj?

“PD është një, kjo është ëndrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”– u përgjigj moderatorja.

Ndër të tjera ajo veçoi se kauzat për të cilat do të luftojë janë:

“Ka disa që i mendoj dhe nuk dua të jem e nxituar sepse sado që jam munduar të kem informacion për çfarë ndodh, ka gjithnjë shumë punë për të bërë. Çështjet sociale, të drejtat e fëmijëve do jenë një fokus shumë i madh duke njohur realitetin”

Në një rubrikë pro dhe kundër, Ori Nebiaj u shpreh se është kundër martesave të të njejtës gjini, pasi sipas saj është shumë herët dhe Shqipëria nuk është gati.  Gjithashtu deputetja tha se është kundër legalizimit të kanabisit.

Për t’u kthyer te Për’puthen, Ori Nebijaj ka një koment edhe për opinionistët Arjan Konomi dhe Neda Balluku.

“Arjani është shtyllë e atij emisioni dhe nuk e di nëse Përputhen do të ekzistonte pa të. Neda ishte ajo çfarë i mungonte programit”- tha Ori.

Sa i përket Bora Zemanit, Ori u shpreh:

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Me Borën njihem shumë vite përpara, kemi qenë në një tjetër televizion. Isha unë në një emision që unë ika dhe e vazhdoi Bora. Mendoj që përveç Borës nuk më pason akush tjetër në emision.”

Moderatorja nuk i shpëtoi as pyetjes në lidhje me jetën e saj private, ku theksoi se “nuk dëshiron vëmendje për jetën personale.”

“Nuk do doja të merrja vëmendje në jetën time me jetën private, sot dua vëmendje vetëm me punën. Kur të martohem do ta merrni vesh”- tha ajo.

Etiketa: deputeteOri NebiajPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Eurozona pritet të shkojë drejt një recesioni të butë

Eurozona pritet të shkojë drejt një recesioni të butë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com