GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pranvera, periudha ters e Inzaghit (Statistikat)

12:31 - 21/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pranvera, periudha ters e Inzaghit (Statistikat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është një tjetër pranverë e mallkuar për Inzaghin. Ai thuajse nuk e ndjen, ndoshta këtë herë edhe sepse është maskuar nga një dimër që nuk mund të ishte më i ftohtë.

A do të jetë ajri i Milanos? Jo, sepse në Romë skenari ishte i njëjtë. Skuadrat e Simones e nisin kampionatin në mënyrë diskrete dhe lartësohen në fund të fazës së parë.

Më pas, rreth javës së 26-të, shënohet një rënie të qartë. Pikërisht kur është kulmi i sezonit çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

Në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, Lautaro dhe shokët e tij kanë marrë vetëm 3 pikë, rezultat i fitores 2-0 në San Siro kundër Leçes.

Ata humbën kundër Bolonjës, Spezias dhe Juventusit, por u ngushëlluan me kualifikimin në çerekfinale të Champions League.

Synimi që duhet arritur me çdo kusht është në dritën e diellit: të mbyllet sezoni në top katërshe dhe të konfirmohet në elitën e futbollit europian.

Për momentin, Inzaghi po gëzon pozitën e tretë, por epërsia (vetëm) tre pikëve ndaj vendit të pestë, hap derën për të gjitha llojet e skenarëve.

Vitin e kaluar, lufta e Scudettos me Milanin u vendos pikërisht në këtë periudhë. Pas njëzet e pesë raundesh, Interi ishte -1 pas kuqezinjve dhe kalendari i shkeli syrin Simones: në pesë ndeshjet e ardhshme ata do të takoheshin me Sassuolo, Genoa, Salernitana, Torino dhe Fiorentina.

Interi i tij, megjithatë, fitoi vetëm kundër salernitanës dhe, në ndeshjen e 30-të, ata ishin -6 pas ekipit të Piolit. Shpresat për një rikthim ishin ende shumë të forta për shkak të ndeshjes që do të rikuperohej kundër Bolonjës.

Gabimi i portierit Radu në Dall’Ara peshoi si një shkëmb, por problemet e Nerazzurrëve nisën shumë më herwt.

Ndër trajnerët e skuadrave që luftojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve – përfshirë Juventusin dhe Atalantën -, Inzaghi është ai me mesataren më të ulët të pikëve në trembëdhjetë ndehsjet e fundit të Serisw A: 22.2, duke marrë parasysh pesë sezonet e fundit.

Allegri dhe Pioli janë “specialistë” të finaleve, ndërsa Simone ka vuajtur që nga ditët e tij në Lacio: në tre vitet e fundit me klubin e Lotitos ka grumbulluar të paktën pesë nokaut nga ndeshja e 26-të e në vazhdim.

Objektivat për sezonin ishin më pak ambicioz se aktualisht, por rezultatet ende lanë diçka për të dëshiruar. Quhet pranverë, por në shtëpinë Inzaghi sjell gjithçka përveç trëndafilave dhe luleve.

La Gazzetta dello Sport

Etiketa: interSimone Inzaghi

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Eci rrugëve lakuriq, aktorja shtrohet në spital psikiatrik

Eci rrugëve lakuriq, aktorja shtrohet në spital psikiatrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com