GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskena në PS? Klani socialist i Gjirokastrës u godit brenda 24 orësh

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prapaskena në PS? Klani socialist i Gjirokastrës u godit brenda 24 orësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bledi Çuçi dhe Arben Ahmetaj janë dy më të goditurit në 24 orët e fundit në rradhët e socialistëve me bekimin ose me dijeninë e Kryeministrit Edi Rama.

Çuçi u shkarkua si ministër i Brendshëm me firmë të Kryeministrit, pas dhunës që të afërm të deputetit Rrahman Rraja ushtruan ndaj dy qytetarëve, pjesëtarë të fisit Maja, në Borizanë të Krujës.

Disa orë pasi Edi Rama përfundoi një tur takimesh në Ballkan me homologë të tij dhe pas “shlodhjes” në Tiranë, në orët e pasdites së të shtunës vendosi shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

Dhe pa u shuar jehona e asaj që kishte ndodhur në Borizanë dhe më pas lëvizjet e Ramës për të mbyllur sa më shpejt debatin mbi “dorë“imin e shtetit” përballë pjesëtarëve të Rrajave, SPAK depozitoi në Kuvend kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Kërkesa e depozituar u pasua nga një mbledhje e Grupit Parlamentar socialist, ku u vendos që PS të mos ishte mburojë e askujt, pra u dha sinjali se kërkesa e SPAK do të miratohej.

Çuçi dhe Ahmetaj kanë pasur një rrugëtim të ndryshëm në rradhët e socialistëve. Megjithatë kanë një të përbashkët: në dy palë zgjedhje të ndryshme ato kanë kryesuar listën e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

Ahmetaj kryesoi listën në zgjedhjet e 2013-ës, pjesë e së cilës ishte edhe Erion Veliaj, nga ku mund të thuhet se nisi edhe ngjitjen në karrierë mes socialistëve. Ahmetaj në 2013 i siguroi PS-së 4 mandate në Gjirokastër nga 5 të mundshmet.

Ndërkohë në 2017-ën, lista e PS-së në Gjirokastër kryesohej nga Bledi Çuçi.  Ky i fundit si drejtues i listës arriti të sigurojë 3 mandate.

Të dy zyrtarët, njëri i shkarkuar dhe tjetri në prag arrestimi, nëse Kuvendi autorizon SPAK, njiheshin në rradhët e PS-së si “klani gjirokastrit”, edhe pse në zgjedhjet që pasuan më vonë ato u vendosën në qarqe të tjera, njëri në Vlorë e tjetri në Berat, si drejtues të strukturave.

Nuk dihet nëse është një rastësi ose jo, por fakt është se si Çuçi dhe Ahmetaj, u goditën brenda një 24 orëshi, i pari nga Edi Rama duke e shkarkuar si ministër, dhe tjetri nga SPAK, ndoshta me dijeninë e Kryeministrit.

Etiketa: AhmetajÇuçiKryesore1PSRama

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Emërohen ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera (Emrat)

Emërohen ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com