GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Prapaskenat/ A është tradhëtia shkaku i divorcit mes Princ Leka dhe Elias?

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat/ A është tradhëtia shkaku i divorcit mes Princ Leka dhe Elias?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se tre muajsh thashetheme, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan vetë ndarjen e tyre. Gjithçka nisi të zbulohej kur Geraldina festoi ditëlindjen pa të dy prindërit bashkë, ashtu si ishim mësuar t’i shikonim në portretet e tyre familjare. Shpejt doli në pah dhe historia e re e dashurisë së Princ Lekës.

Një fotografe disa vite më e re në moshë, ia kishte marrë mendjen Princit, që tashmë e jeton këtë histori dashurie, pa u fshehur nga sytë e publikut. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Blerta ishte shkaku i ndarjes së kësaj dysheje. Portalet shkruanin se tradhëtia solli divorcin mbretëror, teksa vetë Leka dhe Elia kishin zgjedhur të heshtnin. Mirëpo së fundmi, gjatë një interviste, ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Ai tha që lidhja e Princit me fotografen nuk është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysMë më parë. Ndër të tjera, ish-këshilltari i përgenjështroi lajmet se afera e dashurisë së Princit me fotografen është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi sipas tij, Princi ka kanë vetëm 1 muaj e gjysmë që shoqërohet me Blerta Celibashin.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zaharia ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur. Princi Leka dhe zonja Zaharia kishin më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës. Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka pasur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marrë fund”, tha ai.

Ishte Princ Leka i pari që përmes një reagimi zyrtar, ka njoftuar ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

“Përshëndetje miq dhe dashamirës, me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë! Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën. LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruajti Princ Leka.

Pas Princ Lekës, një reagim erdhi edhe nga Elia Zaharia, e cila teksa konfirmoi ndarjen tha se ky nuk është një realitet që e lumturon. Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

“Miq dhe dashamirës, më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falënderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajë! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkroi aktorja.

Etiketa: divorciEliaprincitradheti

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Fiton Vllaznia, Tefik Osmani goditet me shishe…

Fiton Vllaznia, Tefik Osmani goditet me shishe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com