GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat/ Arrestimi i Dakos, hetohej prej 1 viti. BKH e kërkonte në shtëpi, ish-kryebashkiaku ishte në Tiranë

19:03 - 06/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Arrestimi i Dakos ka ‘rrënjët’ te një leje pallati, hetimi i pasurisë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit nga viti 2007 deri në 2019, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tij raportohet se ëhstë caktuar një masë paraprake sigurie nga GJKKO, ajo e arrestit me burg.

Bashkë me ish-kryebashkiakun, SPAK ka firmosur edhe disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, gjatë kohës që kjo bashki drejtohej nga Dako.

Ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh.

Në total bëhet fjalë për 10 urdhërarreste që janë firmosur nga gjykata, ku për 7 është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” dhe për 3 të tjerë ajo e “arrestit shtëpiak”.

Mësohet se disa muaj më parë, Vangjush Dako është pyetur nga dy prokurorë të SPAK për legalizimin e 3 kateve të një objekti të dëmtuar nga tërmeti, nën dyshimet se është legalizuar në mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit.

Hetimet për çështjen e legalizimeve në Durrës vijojnë prej të paktën 1 viti, ndërsa prokurori që ka firmosur urdhër-arrestet për Dakon dhe ish-vartësit e tij është Sotir Kllapi.

Sipas raportimeve, leja për ndërtimin e pallatit ishte 5 kate, ndërkohë që pallati përfundoi duke u ndërtuar me 11 kate.

Kanë qenë banorët, të cilët 2 vite më parë e kanë denoncuar rastin në SPAK si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit. Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

E ndërkohë që Forca Operacionale e Policisë së Shtetit dhe hetues të BKH ndodheshin në Durrës për të zbatuar urdhër-arrestet, ish-Kryebashkiaku raportohej se gjendej në Tiranë. Për disa orë pati një paqartësi lidhur me ish-Kryebashkiakun, i cili dukej se kishte zgjedhur të dorëzohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, atje ku ishin marrë edhe masat, duke vendosur një beze të bardhë, që nuk lejonte fotografimin apo filmimin e momenteve të vetëdorëzimit apo arrestimit të Dakos.

Arrestimi i ish-Kryebashkiakut të Durrësit u kthyer prej ditës së premte në një serial, deri sa u finalizua ditën e sotme, 4 ditë pasi ai u thirr nga SPAK ku është ri-marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së për një leje ndërtimi, lidhur me një objekt disa katësh, por edhe për një procedurë tenderi të kryer nga bashkia kur drejtohej nga Vangjush Dako.

Ish-Kryebashkiaku, emri i të cilit doli edhe në përgjimet e dosjes 339, që bënte fjalë për angazhimin e zyrtarëve dhe lidhje të tyre me eksponentë të ndryshëm, në manipulimin e zgjedhjeve të 2017. Një vit më pas, Dako nisi mbrojtjen e tij lidhur me akuzat që i bëheshin dhe mbahet mend për batutën se i ka duart si akullore.

“Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“, do të deklarohej Dako.

Vangjush Dako e drejtoi Bashkinë e Durrësit për 3 mandate deri në vitin 2019. Po në vitin 2019, Dako dhe familjarët e tij iu shtuan listës së zyrtarëve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

DASH njoftoi asokohe se Sekretari i Shtetit e vendosi kryebashkiakun e Durrësit dhe familjarët e tij të afërt në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përfshirjes së Dakos në raste të mëdha korrupsioni.

Etiketa: arrestimiDakoKryesore1prapaskena

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
“Do të merrni një lajm befasues”/ Shenjat e horoskopit që do të kalojnë 7 ditë të mira

“Do të merrni një lajm befasues”/ Shenjat e horoskopit që do të kalojnë 7 ditë të mira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com