GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat për pranim në universitet, studentët: Zgjodhëm degë që s’kishim informacion

10:49 - 04/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat për pranim në universitet, studentët: Zgjodhëm degë që s’kishim informacion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përzgjedhja e universiteteve për këtë vit akademik nga nxënësit që lanë dyert e shkollave të mesme, është bërë mes dilemash e paqartësish. Disa nga nxënësit e shkollave të mesme publike në Tiranë, në një intervistë për gijotina.com shprehen se përmbushja e kuotave në disa universitete që donin të ishin fitues, i ka penguar ata të regjistrohen në degën që kishin preferencë të parë.

Ata theksojnë se janë detyruar të regjistrohen në një degë tjetër që nuk kanë informacion, teksa gishtin ja drejtojnë Ministrisë së arsimit. Ata shprehen se përzgjedhja e variantit, në bazë të së cilave bëhet dhe përzgjedhja e degëve për universitet, behët që në vitin e dytë të gjimnazit, pa patur informacion paraprak lidhur me degët që kanë në listë për të aplikuar. E në këto kushte, nxënësit shprehen se detyrohen të regjistrohen në një shkollë tjetër për mos djegur vitin, sepse të jesh fitues e një shkolle që ke preferencë të parë në vendin tonë, sipas tyre është çështje fati.

“Profili dhe degët që duam të përqendrohemi në të ardhme i zgjedhim që në vit të dytë dhe gjeja e keqe që ne kemi është se nuk kemin një program që na njeh me degën që duam të vazhdojmë. Unë mund të dua të vazhdoj degë që kam pasur ëndërr të vazhdoj, por a jam unë e aftë t’i bëj nuk ma vërteton njeri, sepse programet e njohjes në gjimnaze mungojnë. Gjithashtu dua të them për kuotat që, vendet e lira që jepen vit për vit vijnë gjithmonë edhe në ulje. Unë doja mjekësinë e përgjithshme por nuk arrita ta kapja dot për shkak të kuotave  të pamjaftueshme, gjithashtu edhe të pikëve sepse ka një renditje të ndryshme në rrethe dhe Tirana që është kryeqytet. Tani jam regjistruar për logopedi, shpresoj që dy vitet e ardhme të transferohem në mjekësinë e përgjithshme. Më kanë pëlqyer të dyja degët, ama sa jam e aftë ta bëj unë këtë degë nuk ma vërteton njeri dhe as vetë nuk e di”, ka thënë një student.

Ndërsa në gjithë vendet e Evropës, ka programe të posaçme për informimin paraprak të nxënësve që do tu drejtohen dyerve të universitetit, në Shqipëri, Ministria e Arsimit nxjerr vetëm linkun e aplikimit, duke e “fjetur mendjen” se e ka kryer detyrën. Në shkollat e mesme publike në Tiranë, sipas raportimit nga gijotina.com mungojnë programet që ofrojnë informimin e nxënësve. Vetë nxënësit shprehen të pasigurt, kur i pyet lidhur me degën që kanë zgjedhur dhe pse.

Ndërsa disa të tjerë detyrohen të regjistrohen në shkolla private, pasi kuotat në universitetet publike janë të pamjaftueshme.

“Unë një student në universitetin privat Mesdhetar. Unë zgjodha privatin për shkak se kuotat në shtet ishin mbushur dhe s’kishte më vende të lira. Këtë zgjedhje e bëra se nuk e kam kuptuar kurrë si ka funksionuar sistemi i arsimit këtu në Shqipëri”, ka thënë një tjetër.

Një tjetër ka përfunduar se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa Ministria e arsimit, nuk negocion dhe nuk merr në konsideratë kërkesat e studentëve të cilët zgjedhin të studiojnë në Shqipëri. A.L / gijotina.com

Etiketa: arsimkryesore2Universitete

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Maliq, nxënësit në protestë: Shkolla po na rrezikon jetën

Maliq, nxënësit në protestë: Shkolla po na rrezikon jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com