GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat e shkarkimit të Delina Ibrahimajt/ Kush rrezikon tjetër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat e shkarkimit të Delina Ibrahimajt/ Kush rrezikon tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot pak orë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së Delina Ibrahimajn nga posti i ministres së Financave. Lajmi u njoftua në media, që i referoheshin burimeve qeveritare, madje u paraqit si një shkarkim gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ibrahimaj prej shtatorit të 2021 drejtonte Ministrinë e Financave, pozicion që më parë mbahej nga Anila Denaj.

Më parë Ibrahimaj ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe disa herë është akuzuar se me mosveprimet e saj ka favorizuar skemat e mashtrimit me TVSH-së, çështje e cila shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes edhe në sallën e Kuvendit gjatë debateve politike. Gjithsesi kjo çështje nuk është se i ka ndikuar Ibrahimajt për të vijuar karrierën politike deri ditën e sotme, kur Rama vendosi shkarkimin.

Zyrtarisht nuk dihet ende një arsye pse Kryeministri morri këtë vendim, edhe pse janë raportuar disa herë përplasje mes saj dhe Edi Ramës, apo zv.Kryeministres Belinda Balluku.

Pak muaj më parë u raportua se Ibrahimaj kishte paraqitur dorëheqjen, por më pas ajo e përgënjeshtroi, ndërsa media raportonte se pritej largimi i saj si ministre.

Gjithashtu janë raportuar detaje mbi mënjanimin që i është bërë Ibrahimajt nga strukturat e PS-së, ku fillimisht ajo ishte koordinatore për Njësinë nr 5 në Tiranë, dhe më pas pati një largim ose tërheqje të saj.

Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen , të paktën publike, ishte marrëveshja e nënshkruar për Portin e Durrësit mes Qeverisë dhe kompanisë Alabaar, ku pavarësisht pozicionit të rëndësishëm që kishte Ministria e Financave, Ibrahimaj “preferoi” të qëndronte në hije, kur fare mirë mund të kishte një rol protagonist, përsa kohë Ministria që ajo drejtonte, të paktën në letra, kishte 33 % të projektit. Ibrahimaj ka qenë një nga mbrojtëset më të zjarrta të projektit, por në momentin final, nuk dihet nëse zgjodhi vetë të qëndronte në “hije” apo e mënjanuan.

E ndërsa lajmi për shkarkimin e Ibrahimajt u shpërnda me shpejtësi nga stafi i Kryeministrit si një vendim, nuk dihet nëse Edi Rama do të realizojë ndryshimet në kabinetin qeveritar, veçanërisht pas skandaleve të fundit, qoftë me rastin e Safet Gjicit, Rrajat e Krujës apo arratisjen nga drejtësia të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në Asamblenë e 2018, Rama njoftoi në atë kohë largimin e 3 ministrave, ndërkohë sot zgjodhi skenarin e njoftimit paraprak të largimit të një prej anëtarëve të kabinetit qeveritar, pak orë para mbajtjes së mbledhjes së forumit më të lartë politik të Partisë Socialiste.

Ndoshta me njoftimin për shkarkimin e Ibrahimajt, Rama mund të “mbyllë” procesin e ndryshimeve në Qeveri, edhe pse raportohet për të paktën dy ministre që mund të “lëshojnë” karriget qeveritare: Frida Krifca, ministre e Bujqësisë, dhe Olta Xhaçka, ministre e Jashtme.

E para u vu në qendër të kritikave pas njoftimit zyrtare nga BE lidhur me pezullimin e fondeve për bujqësinë shqiptare, parashikuar nga programet IPARD, pas një hetimi të OLAF. Ndërsa në rastin e Xhaçkës vijon një betejë për mandatin e saj si deputete, pasi opozita ka ngritur pretendime se ndodhet në konflikt interesi, për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur “investitor strategjik” nga Qeveria, ku edhe vetë Xhaçka është ministre.

Nuk dihet nëse Rama do i shkojë deri në fund skenarit të ndryshimeve në Qeveri, ashtu sikundër është paralajmëruar, apo në këtë fund korriku do të mjaftohet me largimin nga detyra të Delina Ibrahimajt, ministrja e dytë e shkarkuar nga Kryeministri, pas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila pritet të marrë në analizë funksionimin e strukturave të PS-së, punën e drejtuesve të Qarqeve, por edhe Qeverisë, Rama pritet të mbajë një fjalim, ku sipas raportimeve pritet të adresojë kritika, por edhe të kërkojë marrjen e përgjegjësive.

 

 

Etiketa: IbrahimajKryesore1MinistreRama

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Nëntë herë kampionët e Serisë A zyrtarizojnë “princin e ri”

Nëntë herë kampionët e Serisë A zyrtarizojnë "princin e ri"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, gjatë kontrollit të një parcele ku...

Lexo më shumë
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com