GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat në PD-në e vulës, “asi” nën mëngë i Gazment Bardhit

11:43 - 18/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në PD e vulës/ Nga Alibeaj te Gaba, ja 8 anëtarët që do përgatisin procesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike zyrtare pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar më 20 qershor, për të votuar mbi vendimin e Kryesisë, i mbështetur nga anëtarë që konsiderohen si mbështetës të Lulzim Bashës, për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie më 29 korrik.

Ky vendim është kundërshtuar nga Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve ku përfshihen Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dasnor Sula, Dhurata Çupi etj. Bardhi kërkoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, bazuar te statute i PD-së, si i vetmi forum që mund të marrë një vendim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.

Në anën tjetër grupimi i njohur si mbështetësit e Lulzim Bashës, ka vijuar procedurat duke ngritur komisionin që do të merret me organizimin e zgjedhjeve, ndërsa ka mandatuar edhe tre sekretarë, atë të Koordinimit Elektoral, Sekretarin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, si dhe Sekretarin për Organizimin Digjital, për organizimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, verifikimin e anëtarëve, si dhe publikimin në faqen zyrtare.

Për herë të parë në PD ndodh që nga procesi përjashtohet Sekretari i Përgjithshëm, në rastin konkret Gazment Bardhi, ndërsa procedura i është ngarkuar 3 emrave që përfshihen në listën e mbështetësve të Bashës.

Këshilli Kombëtar i PD ka në përbërjen e tij 71 kryetarët e degëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë vende vakante, pasi u larguan nga PD zyrtare ose e vulës duke iu bashkuar Rithemelimit. Gjithashtu pjesë e Këshillit janë deputetët, një pjesë e të cilëve sot janë pjesë e Rithemelimit, të tjerë ndodhen më afër Rithemelimit se Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, dhe një grupim i tretë ku përfshihet Gazment Bardhi dhe kolegë të tjerë të tij, që kundërshtojnë formatin e zgjedhur nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Pra në total, bazuar në mënyrën sesi PD u organizua nga Basha pas zgjedhjeve të 2021, Këshilli Kombëtar ka rreth 300 anëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose janë bashkuar me Rithemelimin, ose janë tërhequr, duke mbajtur një pozicion neutral. Në kushte të tilla mbetet e paqartë nëse grupimi i mbështetësve të Bashës do të mund të mbledhin shumicën e këshillit (50+1%) për të marrë një vendim, qoftë edhe formalisht që në 29 korrik ti hapet rruga Lulzim Bashës të rikthehet në krye të PD-së së vulës, edhe pse ligjërisht ai vijon të njihet si kryetar, bazuar te regjistri i partive politike që ndodhet në Gjykatën e Tiranës.

Një mundësi që të arrihet kuorumi është zëvendësimi i anëtarëve, pra mbushja e vakancave me emra, sikundër ka ndodhur në disa nga degët e PD-së në rrethe, ku kryetarët e larguar, janë zëvendësuar me të komanduar, pa bërë zgjedhje.

Referuar deklarimeve publike të disa prej deputetëve që kundërshtojnë një rikthim të Lulzim Bashës, sot PD zyrtare ka vakuum në çdo forum të saj. Kjo gjë është pohuar fillimisht nga deputetët Sula e Korreshi, por edhe nga Kreshnik Çollaku që është rreshtuar në krah të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, si dhe mbështetësve të tyre që kërkojnë zgjedhje më 29 korrik.

Në këto kushte duket e pamundur që rreth 151 anëtarë, nga rreth 300 që ka Këshilli Kombëtar të arrijnë të mblidhen për të legjitimuar një vendim që ka thelluar ndarjen jo thjesht mes Rithemelimit dhe PD-së zyrtare, por edhe në këtë të fundit.

Gijotina.com ka mësuar se nga grupimi i deputetëve që kundërshtojnë zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik nuk ka ende një vendim nëse do të jenë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që procesi do të monitorohet lidhur me pjesëmarrjen e anëtarëve realë, edhe pse prej disa ditësh nga grupimi që merret me organizimin e mbledhjes, ka një tentativë për të realizuar zëvendësimet e emrave që janë larguar.

Dhe kjo ndoshta është pika që çdo vendimmarrje në Këshillin Kombëtar, në rast të një mungese kuorumi, mund të paditet në Gjykatë, ashtu sikundër ka paralajmëruar më shumë se njëherë Gazment Bardhi, i cili ka marrë rolin e “rojes” së zbatimit të statutit të PD-së, duke krijuar jo pak telashe në grupimin që synon një rikthim të Lulzim Bashës si kryetar.

Etiketa: AlibeajBardhiBASHAKeshilli KombetarKryesore1kryetariPD vules

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Berisha: Kosova është dheu im, t’a dijë e gjithë bota se unë jam kosovar

VIDEO/ Berisha: Kosova është dheu im, t'a dijë e gjithë bota se unë jam kosovar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com