GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prej dy vitesh në kërkim, vetëdorëzohet në polici ndërtuesi/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej dy vitesh në kërkim, vetëdorëzohet në polici ndërtuesi/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pando Papuci, biznesmeni 68-vjeçar, i shpallur në kërkim prej dy vitesh për një ndërtim pa leje 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës, është vetëdorëzuiar në polici pasditen e së premtes.

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” që çoi në arrestimin e 3 zyrtarëve të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka cuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.

Po sot, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

Konflikti për objektin 7 katesh

Objekti 7 katësh është përfshirë në një betejë të gjatë gjyqësore që daton që nga viti 2006. E nisur që atëherë së ndërtuari, objekti nuk ka përfunduar ende. Gjykata Administrative e Gjirokastrës ka vendosur më 24 shtator të vitit 2020 shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, leje e dhënë fillimisht më 14 shkurt të vitit 2006. Në vendimin e gjykatës nuk përcaktohet se për cilën firmë ndërtuese shtyhet leja ndërtimore.

Sipas prokurorisë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal”, e cila e kishte marre lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçi me firmën e tij “2P-SJ”. Ky i fundit, së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohet objekti, duke kontraktuar firmën përkatëse 18 vite më parë, e cila për shkaqe të ndryshme, i ndërpreu punimet.

Për këtë arsye, në gusht 2020, Papuçi krijon vetë një firmë dhe, pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij. Pikërisht për këtë, prokuroria akuzoi zyrtarët e Bashkisë se përse nuk kanë interpretuar vendimin e gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006-ën dhe jo vetë pronari i truallit, që e kishte kontraktuar këtë firmë”.

Organi akuzës pretendon se vendimi duhej të interpretohej mirë nga zyrtarët e IMT-së, por në pikën 5 të vendimit të gjykatës, përmendet trashëgimtarja e pronarit të ndjerë, Vangjel Nika, vajza e tij, L.K. Në vendimin e saj, gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi L.K përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi, është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë për fillimin e punimeve”. Në vendimin e Gjykatës Administrative, nuk specifikohet se për kë shtyhej leja ndërtimore, për kompaninë apo për pronarët e tokës.

Në dosjen hetimore thuhet se inspektorët e Bashkisë kanë zhvilluar kontrolle në objektin në fjalë, ku më datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti “2P-SJ shpk”, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje, në datë 22.10.2021, me vendim nr.15, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë, vendos dënimin me gjobë të subjektit “2P-SJ shpk”, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit “2P-SJ shpk”, me afat 60-ditor.

Etiketa: Kryesore1ndertimPapuciSarandë

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
“Mund të bëjë dhe s*ks”/ Nominimi, Gazi dhe Meri diskutojnë për…

“Mund të bëjë dhe s*ks”/ Nominimi, Gazi dhe Meri diskutojnë për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis