GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Prej një viti në lidhje! Ja kush është e dashura e Malumës (Foto)

22:59 - 22/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Prej një viti në lidhje! Ja kush është e dashura e Malumës (Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maluma po zhvillon turin e tij “Papi Juancho” dhe prej ditësh ndodhet në Europë. Performanca të zjarrta, kërcime, surpriza, gjeste të çmendura nga fansat-koncertet e tij i kanë të gjitha. Por, çfarë ka marrë vëmendjen e të gjithëve është dalja publike e tij me të dashurën në Greqi.

Shumë njerëz mund të mos e dinë, për shkak se ai ka zgjedhur ta mbajë shumë private këtë lidhje, por PO, Maluma ka të dashur të cilën e ka marrë edhe në disa prej koncerteve të tij. Në Shqipëri ajo nuk ishte, ndoshta edhe për shkak se kolumbiani qëndroi pak kohë, por në Greqinë fqinje po.

Ata janë fotografuar bashkë në Athinë, teksa shëtisnin në kryeqytetin grek të kapur përdore. Ndonëse me maska, kapele e syze, sërish nuk u kanë shpëtuar fotografëve dhe fotot e tyre kanë mbushur rrjetet sociale.

Kjo paraqitje e rrallë e çiftit na nxiti të hulumtojmë pak më shumë për të dashurën e Malumës. Për të cilën ka shumë pak informacione. Kjo pasi ajo nuk është personazh publik.

Vajza fatlume quhet Susana Gómez dhe është në një lidhje me yllin e muzikës latine që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku.

Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

Pak dihet për 28-vjeçaren që i ka marrë zemrën Malumës. Ndërsa ky i fundit gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit.

Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetëthjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Etiketa: e dashura e malumesMalumaPapi JuanchoSusana Gómez

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Detaje nga ngjarja në Shkodër, djali i pronarit të furrës së bukës i është kundërpërgjigjur 32-vjeçarit

Detaje nga ngjarja në Shkodër, djali i pronarit të furrës së bukës i është kundërpërgjigjur 32-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com