GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Premtimet e qeverisë, Bylykbashi: Shkelje e Kodit Zgjedhor

16:42 - 30/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj e përjashtoi, Bylykbashi: Vendim me vlerë zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se premtimet e kryeministrit Edi Rama përpara zgjedhjeve të 14 majit janë një shkelje e kodit zgjedhor.

Komentet Bylykbashi i bëri përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e News 24, ku deklaroi se premtimi i Ramës për rritjen e rrogave është një shkelje brutale dhe flagrante e Kodit Zgjedhor dhe parimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Bylykbashi tha se kjo shkelje e kodit zgjedhor nga ana e Ramës është vazhdim i sjelljes së tij të shëmtuar për grabitjen e logos së Partisë Demokratike.

Ai shtoi se zyrtarët e qeverisë një nga një po përfundojnë në SPAK dhe shtoi se mjafton të “ndjekim tubin e Rozetës për të parë se ku shkojnë paratë e kryeministrit”, duke iu referuar Rozeta Dobit, pastrueses që grabiti qindra mijëra euro nga ish zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, Alda Klosi.

“Është shkelje flagrante e parimeve të OSBE-së për zgjedhje demokratike. Ata nënvizojnë parime që zgjedhjet janë normale për të gjithë. Shteti ndahet nga partia në pushtet që të garantohen kushte të barabarta për të gjithë në garë. Në një nga raportet më të fundit del si problem parësor përdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje.

Kjo që flasim është shkelje brutale e kryeministrit. Mjafton edhe një premtim i kryeministrit për tu cilësuar si shkelje. Me sa kuptova unë qëndrimi i KQZ zhbën Kodin Zgjedhor. Kushtetuta shqiptare nuk njeh termin qeveri por qeverisje. Dispozita e kodit është e përgjithshme dhe aplikohet në të gjitha llojet e zgjedhjeve. Nëse do merrnim interpretimin e KQZ-së për zgjedhjet lokale kryebashkiaku i Tiranës apo një bashkie tjetër mund të bëjnë kasaphanë me burimet njerëzore. Pas zgjedhjeve qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të abuzojë me pushtetin dhe të shpërndajë përfitime të ndryshme.

Është një veprim i qëllimshëm për të kërcënuar procesin zgjedhor dhe Kodin Zgjedhor. Ndalohet përdorimi i pushtetit për të ndikuar në zgjedhje, është e ndaluar. Kjo gjë mund të bëhet kur e lejon buxheti  i vendit që të bëhet, jo para zgjedhjeve. Nuk kemi pse shtojmë paragrafë për ta bërë të qartë këtë.

Kemi një vazhdim të sjelljes së shëmtuar ku me ndihmën e Edi Ramës po përpiqen të grabisin logon dhe vulën e PD-së, pasi të njëjtët personazhe po përpiqen të ndalojnë koalicionin Bashkë Fitojmë. Nuk kanë shans për këtë. Presioni i pushtetit është ai që është, por ata e kanë kaluar testin e ligjit më parë. Do kishte qenë shumë më e thjeshtë nëse Lulzim Basha nuk do digjte mandatet apo të mos hynte në zgjedhjet lokale. Duket si po i ngjisin shkallët e SPAK zyrtarët e qeverisë, mjafton të ndjekim tubin e Rozetës për të parë se ku shkojnë paratë e kryeministrit. Përfshi këtu dhe skandalin e McGonigal, skandali i inceneratorëve, porti i Durrësit. Këto janë në sytë e të gjithëve”, tha ai./Panorama/

Etiketa: bylykbashipremtimet e qeveriseshkelje e kodit zgjedhor

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Del në ankand makina e protagonistit të ndjerë të Fast and Furious

Del në ankand makina e protagonistit të ndjerë të Fast and Furious

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com