GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Ndërsa partitë e vjetra përballen me shterpësinë e vet politike, kontrolli ekstrem mbi mediat dhe mungesa e ballafaqimit me faktet duket se ia ka lëshuar frenat premtimeve për të thyer rekorde të reja absurditeti.

16:11 - 28/04/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergj Erebara

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara të kryeministrit, dizajno e të cilave dukshëm është frymëzuar nga reklamat e jack pot që zakonisht përdorin kazinotë.

“400 euro pension në muaj, vetëm me EDIN!” thotë njëra pankartë. “Rrogë mesatare 1,000 euro në muaj, vetëm me EDIN”, shkruan tjetra.

Këto iu shtuan reklamave të vendosura më parë të Partisë Demokratike, e cila premton, “minimum jetik 200 euro në muaj”, “çmim nafte 40% më të ulët” apo “pesëfishim të subvencioneve të bujqësisë”.

Një prej kandidatëve të opozitës shfaqet në një video të publikuara në InstaReels, duke ndaluar njerëzit në rrugë në fushatë: “Sa e ke pensionin?” pyeti ai një të moshuar në një prej videot. “91 mijë lekë (të vjetra),” iu përgjigj ai. “200 euro do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve!” i thotë kandidati.

“Shqipëria është e sëmurë, me doktorin do të shërohet,” thotë një fletushkë e opozitës, duke iu referuar Sali Berishës, i cili dekada më parë ka qenë mjek.

Fakti është që të dy udhëheqësit e politikës shqiptare, të cilët kanë arritur marrëveshje të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin me qëllim krijimin e një duopoli politik, fillimisht në vitin 2008, e më pas vitin e kaluar, dominojnë jetën politike të vendit me lehtësi, me politikën e konfliktit identitar të trashëguar nga koha e komunizmit dhe të plotësuar me makineri elektorale të shtrira në çdo venë të shoqërisë, makineri që e trajton të përbashkëtën si plaçkë lufte në dispozicion të fituesit të zgjedhjeve.

Që të dy dominojnë mediat, të cilat, të krijuara dhe zhvilluara si pjesë thelbësore e politikës klienteliste, kanë incentivë të kufizuar për raportime të pavarura, raportime kritike apo raportime nga alternativat e reja dhe jo aq të reja politike. Një monitorim i BIRN tregoi se dy udhëheqësit politikë, Rama dhe Berisha, dominojnë gati 60% të përmbajtjes mediatike online dhe me dominim akoma më ekstrem të kohës televizive.

Kjo strukturë politike arkaike duket se ka krijuar një telash të vogël për të dy udhëheqësit, telashin se si të shtyjnë javët deri në ditën e zgjedhjeve, ku makineria elektorale socialiste, e mbështetur te një përzjerje e luhatshme e shantazhit me ryshfetin pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të konfirmojë dominimin e duopolit Rama-Berisha të fushëbetejës, me partitë e reja të pafuqishme për t’i bërë të ditur votuesve ekzistencën e vet, e aq më pak, për t’i bindur t’i votojnë.

Të dy duket se janë duke udhëtuar nga qyteti në qytet nën shoqërinë e turmave me përmasa të konsiderueshme të figurantëve të cilët, nën drejtimin e regjive të menaxhuara me kujdesin më të lartë, duartrokasin për të krijuar përshtypjen e reagimit popullor. Gjasat janë që popullsitë vendëse të qyteteve ku këto takime po kryhen, as nuk janë të pranishme në këto takime dhe as nuk informohen paraprakisht se një takim i tillë pritet të ndodhë në qytetin e tyre.

Telashi i shtyrjes së kohës deri në ditën e zgjedhjeve për Ramën dhe Berishën duket se po kërkon edhe një numër premtimesh shablon, sado pa sens ekonomik të jenë, ndërsa mungesa e medias kritike dhe shmangia me lehtësi e ballafaqimit të këtyre të dyve me faktet, nga njëra anë i mundëson premtimet absurde dhe nga ana tjetër, duket se ia heq çdo fre të mundshëm logjik këtyre premtimeve.

Premtimi më i paimagjinueshëm duket se është ai i pensionit mesatar 400 euro, premtim që i bëhet mbi 650 mijë votuesve të torturuar nga varfëria ekstreme. Pensionet e këtyre pensionistëve paguhen aktualisht nga kontributet e rreth 750 mijë të punësuarve, të cilët derdhin çdo muaj 25% të rrogës së vet për një total prej 2.52 miliardë eurosh dhe një pension mesatar, në zonat urbane, prej vetëm 180 eurosh në muaj, dhe për zonat rurale, prej vetëm 91 eurosh në muaj. Në mënyrë që këto pensione të bëhen 400 euro, siç premtohet, do të nevojiten 2 apo 3 miliardë euro të tjera, do të kërkohet që, ose numri i të punësuarve të rritet me mbi 2 herë, ose që këta 750 mijë të punësuar, të taksohen jo më me 25%, por me 50% e më shumë të të ardhurave. Kjo natyrisht që është e pamundur, as me EDIN dhe as pa EDIN.

Premtimi i ngjashëm i opozitës për “minimum jetik 200 euro”, për pensionistët, studentët e të papunët, është ngjashëm i pamundur.

Sepse, që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, me filozofët e iluminizmit skocez David Hume dhe Adam Smith, është kuptuar që paratë nuk dalin nga asgjëja, ato dalin nga puna. Në mënyrë që të paguash pensionet, nevojitet që dikush të punojë e të paguajë kontribute, të cilat, shteti, nën drejtimin e politikanit, thjeshtë ia merr atij për t’ia kaluar pensionistit, por nuk mundet kurrsesi t’i shtojë. Maksimumi që politikani mund të bëjë është të vjedhjë një pjesë të tyre për të paguar makinerinë e vet elektorale, atë që, nga njëra anë i mundëson të fitojë zgjedhje pa pasur nevojë për bindë ndokënd me ide politike dhe njëkohësisht, pa pasur frerë për çfarë premton.

/reporter.al/

Etiketa: Gjergj ErebaraPremtimet elektorale kryesore1

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Shuhet veterani i UÇK-së, Naser Shala

Shuhet veterani i UÇK-së, Naser Shala

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com