GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Premtimi i pambajtur/ Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Premtimi i pambajtur/ Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 3 shkurt, vetëm një javë para se kryebashkiaku Erion Veliaj të arrestohej në zyrë, pas urdhër arrestit të Prokurorisë Speciale, dha premtimin se nga shtatori i këtij viti shkollave 9 vjeçare në Tiranë do të ofrohej drekë falas.

“Bashkë me Ogertën, (shënim: Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit) dhe skuadrat tona do të kemi takimin e parë që të hartojmë strategjinë dhe gjatë verës duam të marrim vendimet dhe në shtator Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të kenë drekën të përfshirë dhe do të qëndrojnë deri në orën 4.00 pasdite”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në shkollë pa drekë

E hëna, (8 shtator) është dita e parë e nisjes së vitit të ri shkollor parauniversitar 2025-2026, por në asnjë shkollë të Tiranës nuk do ketë menza, tenxhere supe dhe “shërbim marketingu, PR”, sesi zyrtarët e lartë lokal dhe qëndror shpërndajnë ushqim, bashkë me mesazhet politike

“Nisma ‘Ushqimi në shkolla’ është në fazën e diskutimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në momentin që kjo nismë do të miratohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi do të bëhet publike për të gjithë të interesuarit”, thotë Bashkia Tiranë në qëndrimin zyrtar për Faktoje.

Çështja është ende në fazë diskutimesh, duke mos lënë një afat se kur mund të nisë projekti qoftë edhe pilot, që u premtua se do të niste fillimisht në Tiranë.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës”, tha Rama në të njëjtin takim më 3 shkurt ku ishte i pranishëm kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu.

Faktoje.al iu drejtua përmes një kërkese për informacion për të njëjtën çështje edhe ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrë ende përgjigje.

Veliaj “gjen shkakun”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në mesazhin e dhënë nga burgu të publikuar në rrjetin e tij social Facebook arsyen e “shkollave pa drekë” e lidh me arrestimin e tij.

“…ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla, një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetëm njëri prej tyre” shkruan Veliaj.

Përfundimi

Premtimi i Bashkisë Tiranë që, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, do të nisnin nga ky shtator projektin për drekë falas në shkollat 9 vjeçare të Tiranës e konsiderojmë të pambajtur.

/faktoje.al/

Etiketa: Kryesore1ShkollaTirane

Lajme të lidhura

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë
Aktualitet

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

07:46 - 15/07/26
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik
Aktualitet

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

22:07 - 14/07/26
“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!
Aktualitet

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

21:40 - 14/07/26
Para
Tatimet zbulojnë evazion fiskal prej 1 milion euro në Shëngjin

Tatimet zbulojnë evazion fiskal prej 1 milion euro në Shëngjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 15 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 15/07/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

07:46 - 15/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Korrik 2026

07:31 - 15/07/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 15 Korrik 2026

07:28 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com