GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Premtimi i pambajtur” i futbollit fiton miliona falë biznesit

18:08 - 27/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Premtimi i pambajtur” i futbollit fiton miliona falë biznesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në moshë të re, Henri Lansbury ishte një nga lojtarët më premtues në ekipin e të rinjve të Arsenalit, deri në pikën që Arsène Wenger, trajneri legjendari “The gunners” deklaroi se ai do të ishte “një lojtar i madh”. Megjithatë, si shumë raste të tjera, jeta si futbollist nuk shkoi aq mirë sa kishin parashikuar analistët dhe vetë Lansbury.

Ai bëri vetëm tre ndeshje me Arsenalin, duke kaluar nga huazimi në huazim, përpara se të vendosej te Nottingham Forest, ku arriti 145 ndeshje në pesë sezone (2012-2017). Nga atje, pasuan periudhat te Aston Villa, Bristol City dhe Luton Town, klubi i fundit që ai përfaqësoi.

Në moshën 32-vjeçare, ai vendosi “të varë këpucët në gozhdë”, por për arsye të mirë. Një mundësi biznesi që lindi, e cila tejkalon atë që mund të arrihej në futboll. Kujdesi për fushat. Dhe kjo, çuditërisht, u shfaq në jetën e tij në një nga momentet më të ndërlikuara të viteve të fundit.

“Gjithçka ndodhi në izolimin e parë, kur isha mbyllur në shtëpi dhe fillova të interesohesha për kopshtarinë. Fillova të spërkas barërat e këqinj me gjëra toksike, me pleh toksik. Gruaja ime nuk ishte shumë e kënaqur me këtë. Një ditë ajo më pyeti “pse nuk përdor pleh organik?” Fillova ta shikoja propozimin me një mikun tim, gjetëm një zgjidhje dhe e çuam në një nivel tjetër”,- ka treguar ai për ‘talkSPORT’.

Dhe në një nivel tjetër lexoni ‘Champions League’. Biznesi i Lansbury po lulëzon dhe kompania “Grass Gains” ka grumbulluar tashmë disa vende pune. “Ne jemi kujdesur për Fulham, Genk dhe së shpejti do të shkojmë në Monaco. Ne po ecim në drejtimin e duhur.

Disa klube lokale tashmë na kanë kërkuar dhe ne gjithashtu jemi kujdesur për fushat e tyre. Unë dua të ndihmoj klube të vogla, t’i ndihmoj ata që të kenë një fushë të mirë për të luajtur. Nuk ka asgjë më të mirë se një fëmijë që vrapon në një fushë me vija. Kjo është ajo që ju ndihmon të zhvillohesh”, shtoi ai.

Etiketa: ArsenalHenri Lansbury

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Korriku ka qënë më i nxehti në 120.000 vjet sipas shkencëtarëve

Korriku ka qënë më i nxehti në 120.000 vjet sipas shkencëtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com