GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Premton se do të sjellë ujë, por vjedh para/ Bashkia Korçë tender abuziv 6 mln lekë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Premton se do të sjellë ujë, por vjedh para/ Bashkia Korçë tender abuziv 6 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë qytetet në vendin tonë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe në kaq vite akoma nuk është gjetur zgjidhje. Përgjegjëse për këtë problem janë edhe bashkitë, të cilat nuk investojnë si duhet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve. Bashkia Korçë ka nisur një projekte për ujësjellësin në zonat e saj, por në vend që t’i çojë ujë qytetarëve po iu vjedh paratë. Kjo njësi administrative ka hapur një tender për  ujësjellës-kanalizimin në këtë qytet, kontratë e cila është në shkelje të plotë ligjore dhe për të do të shpenzohen miliona lekë.

Sipas dokumentit të publikuar, për këtë tender do të jepen  6.5 milionë lekë,  ajo është zhvilluar me “procedurë të hapur”, çka lë vend për abuzime, pasi këto lloj procedurash kanë ta paracaktuar edhe fituesin, ndërsa vlera mbetet po aq e lartë edhe nëse shërbimi nuk kryhet 100%. Këtu fillon edhe saga e shkeljeve, pasi është shpallur fituesi i tenderit, pa u zhvilluar një garë fiktive.

Në dokumente thuhet që ka paraqitur ofertë vetëm një kompani,  “OLSI sh.p.k”, duke u shpallur automakisht fituese, edhe pse këto raste ligji kërkon që tenderi të anulohet për mungesë të konkurrencës. Por, bashkia Korçë e ka shkelur këtë ligj dhe prapë e ka falur këtë tende, tek një kompani e cila ka paraqitur ofertë shumë të shtrenjtë.

Në këtë pikë evidentohet shkelja e dytë ligjore, pasi ligji për prokurimet publike kërkon që të merret parasysh oferta më e lirë, ndërsa “OLSI shpk” ka paraqitur ofertën me vlerë 6 485 260,00 lekë, pra gati 99% sa fondi limit.  Ky tender është mbyllur në shkurt dhe ende nga institucionet asnjë reagim dhe më e keqja, në Korçë nuk shihet asnjë investim tek ujësjellësi, ndërsa kompania fituese e ka të garantuar pagesën deri në fund të këtij viti. /Gijotina.com/

 

Etiketa: abuzimBashkia Korcekryesore2tenderujsjelles kanalizime

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Arjan Konomi pezullohet nga Për’puthen

Arjan Konomi pezullohet nga Për’puthen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe...

Lexo më shumë
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com