GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se të gjitha këto lëvizje kryeministri Rama i kishte bërë më qëllim që të mos i hiqet imuniteti Belinda Ballukut, duke bërë një smbrapsje të vogël taktike përballë presionit nga drejtësia, publiku dhe ndërkombëtarët.

Po ashtu, Alibeaj tha se shkarkimi i Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme besohet të ketë ardhur për shkak të përplasjeve që ajo dyshohet të ketë pasur me Ballukun.

Pra sipas Alibeajt, Balluku është ende me një peshë shumë të madhe në Qeveri, pavarësisht se nuk është më zv.kryeministre apo ministre.

“Në fakt lepuri fshihet te fakti siç unë e shoh, që përballë një kërkese të drejtpërdretë, test kritik për Qeverinë do të ishte jo shkarkimi, por heqja e imunitetit. Rama përsëri nuk i është përgjigjur kërkesës që qëndron ende në ajër, deri në 5 mars që do të diskutohet çështja në Parlament, nëse do i hapë rrugë drejtësisë apo jo, nëse do ja dorëzoi Ballukun drejtësisë apo jo.

Me këtë lëvizje, ka bërë këtë gjë sipas opinionit tim, ka bërë një gjysmë dorëzim të kontrolluar. Unë mendoj se tashmë me shkarkimin e Ballukut, me faktin që ishte e pezulluar pres vendimit të GJKKO-së, tashmë do mendojë ai që e ka më të thjeshtë për të mos i hequr imunitetin. Pra unë sot jam në pozicionin që Rama nuk do ia heqë imunitetin Ballukut.

Ne e dimë se Këshilli i Mandateve do të bëjnë atë se çfarë Rama do iu thotë. Kjo është një shkarkesë e vogël e presionit publik, të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Në pallatin e PS flitej shpesh për një lloj konflikti mes Ballukut dhe Spiropalit. Po ashtu flitej se kishte një pëlqim nga faktori ndërkombëtar për Spiropalin. Mesa duket influenca e Ballukut paska qenë e fortë. Ka pasur në marrëveshje mes Ramës dhe Ballukut. Vijon të jetë interlokutori kryesor në këtë qeveri”, tha Alibeaj.

Ndërkohë ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka thënë se Balluku pavarësisht se u shkarkua nga pozicionet qeveritare, ka futur vartësit e saj në dy ministri.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Balluku kishte 2 ministri dhe 2 ministri mori sërish. Unë thashë që në pranverë do të kemi qeveri tjetër. Por e bënë para se të vijë pranvera dhe na kanë prerë në besë në kuptimin e plotë të fjalës. Ky është mandati më i shkurtër i qeverisë Rama, i cili tundi 83 mandatet. Sado të duken të forcuar, me gjithë tentakulat që ka futur Balluku për të lënë miqtë dhe vartësit e vet në drejtim në qeveri, kjo është një qeveri e dobësuar. Balluku ka vënë në linjat kryesore të qeverisë vartësit e vetë. Ka bërë marrëveshje me Ramën që ‘unë do të largohem, por do të jem’. Unë mendoj se Rama po përgatit për zgjedhje të parakohshme”, tha Prençi.

Nga ana tjetër, avokati Alban Duraj është shprehur se kabineti qeveritar i Ramës nuk ka figura me peshë politike, si kanë qenë dikur ministrat.

Sipas avokatit, kjo ndodh pasi Rama kërkon që ministrat të jenë në varësi të plotë të tij dhe të mos kenë integritet që të bëjnë oponencë.

“Kjo ka qenë një lëvizje e detyruar e Ramës, për shkak edhe të gjithë këtij skandali që ka plasur me korrupsionin e vazhdueshëm të kësaj qeverie. Protestat e partive opozitare dhe të qytetarëve janë të vazhdueshme. Por edhe një qëndrim që ka mbajtur BE lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe mos-heqjen e imunitetit të Ballukut, kjo ka qenë një lëvizje që Rama e ka bërë i detyruar. Ndërsa sa i përket nivelit të anëtarëve të kabinetit, Rama hiq mandatin e parë, mua më është dukur se të gjithë anëtarët e kabinetit që ka afruar, ose kanë qenë persona që nuk kanë qenë shumë të fuqishëm politikisht, si ka qenë tradita më parë ku ministrat kanë pasur një peshë shumë të madhe dhe lidhje me elektoratin. Ndërsa këta janë ministra anonim, njerëz që mund të përdoren. Rama do njerëz pa integritet mesa kuptoj unë. Ai do njerëz që mund t’i ofendojë e poshtërojë”, tha mes të tjerash Duraj.

Ndryshe e shikon analisti Mentor Kikia këtë zhvillim, sipas të cilit, çështja Balluku konsiderohet plotësisht e mbyllur.

Ai tha se me lëvizjen e sotme u la të kuptohej që kryeministri Rama dhe PS nuk do ta votojnë në Kuvend heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Do duhet t’i ndajmë çështjen Balluku me ndryshimet në Qeveri. Mua ndryshimet në qeveri më duken pasojë e çështjes Balluku. Është një lloj rrokade, përveç Spiropalit që është një rast unik. Vengu mund të vijojë me idenë e armëve. Gjithsesi çështja Balluku mbyllet këtu. Ajo që Rama po bën është për të zbehur presionin apo pritshmërinë e publikut dhe Prokurorisë për çështjen e imunitetit. Por imuniteti unë mendoj se është çështje e mbyllur. Do shkohet me 2 raporte, opozita do kërkojë votat, por nuk i ka dhe kjo histori mbyllet”, tha mes të tjerash Kikia.

Etiketa: Belinda Balluku

Lajme të lidhura

Breaking Views

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!
Breaking Views

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS
Breaking Views

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com