GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prençi: Në tetor do të kemi edhe ministra të tjerë të arrestuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ja pse iu bashkova Berishës”/ Kandidon në primaret e Kamzës, flet Shemsi Prençi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-këshilltari në Presidencë për Mbrojtjen Civile dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, deklaroi sot se shumë shpejt do të arrestohen edhe ministra të tjerë. Ai shtoi se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është kërcënuar vetëm nga një njeri, dhe ky është pikërisht Rama.

“Ju i keni parë të gjithë ministrat që kanë shkuar te dera e SPAK-ut. Atje te SPAK-u nuk të thërrasin kot. Atje të thërrasin edhe për dëshmitar. Por Rama është munduar që një pjesë të tyre t’i mbrojë, t’i veshë me pushtet, që t’i bëjë të paprekshëm kundër SPAK-ut, por fatmirësisht, për fatin e shqiptarëve, SPAK mund të ndikohet nga Rama, por nuk është i kapur 100% nga Rama sepse partneri ynë strategjik e ka dorën e fortë tek SPAK-u. E ka të fortë.

Nëse ju keni dëgjuar ditët e fundit “jo u kërcënua kreu i SPAK-ut” etj. etj., kreu i SPAK-ut u kërcënua nga Rama! Nga kryeministri! Se kryeministri vajti në spital dhe i tha: Nuk mund të preket koncesioni i Sterilizimit!

Problemi qëndron se kryeministri e kërcënoi SPAK-un, i tha që atje ku kam dorë unë, ju nuk mund të sekuestroni dhe konfiskoni pasuritë e këtyre kompanive me të cilat vjedh unë dhe ministrat që mbroj unë.

Pra, në këtë pikëpamje, shqiptarët e kanë lexuar që SPAK-un dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, e ka kërcënuar kryeministri i Shqipërisë. Këtë mesazh e ka marrë ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit.

Ngadalë -ngadalë, po SPAK po e bën punën e vet. Nuk është e lehtë. Mos harroni se jemi në një vend ku krimi dhe korrupsioni në 32 vjet (jo se s’ka pasur goditje, ka pasur goditje edhe nga strukturat e drejtësisë së mëparshme) por SPAK-u sot ka provuar që qeverinë aktuale e ka goditur në thelb. I ka arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë tre ministra, një ish-zvkryeministër.

Jo në shtator, por deri nga mesi i tetorit do të kemi ministra të tjerë të arrestuar.

Nuk mundet t’i shpëtojë drejtësisë Ilir Beqaj!

Nuk mund të shpëtojë Olta Xhaçka me atë ç’ka bërë me pronat e ushtrisë, sepse heqja nga plani i përhapjes së vendkomandave dhe reparteve të ushtrisë në vendet më strategjike të bregdetit të një ushtrie vend anëtar i NATO-s, pa kundrafirmën e Presidentit të Republikës në bazë të ligjit. Dhe këtë nuk e ka bërë Olta Xhaçka vetë.”, tha Prençi.

 

Etiketa: ArrestimKryesore1ministraPrenci

Lajme të lidhura

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Aktualitet

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

15:06 - 17/11/26
Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin
Aktualitet

Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin

14:20 - 17/11/26
Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!
Aktualitet

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

13:42 - 17/11/26
Para
Tensionet në veri, në Zveçan zbulohet një sasi e madhe armatimi

Tensionet në veri, në Zveçan zbulohet një sasi e madhe armatimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga...

Lexo më shumë
Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

15:15 - 17/11/26
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

15:06 - 17/11/26
Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

15:01 - 17/11/26
Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?

Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?

14:45 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com