GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prenë sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur, arrestohen 3 shtetas

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prenë sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur, arrestohen 3 shtetas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Bulqizë ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezër, për krim kundër mjedisit në mënyrë të organizuar.

Këta shtetas kanë prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi” me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 mjete të rënda, variskë dhe kamion, që shërbenin për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegu”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas. Kishin prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë (vëllezër) që janë identifikuar nga Policia, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 3 mjete të rënda (variskë dhe kamion) që shërbenin për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të zonave të mbrojtura, në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegu”.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia mbajti në vëzhgim territorin e zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”, dhe si rezultat konstatoi dhe goditi një rast të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në këtë zonë, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas.

Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga shtetas 38 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit ,45 vjeç dhe., 43 vjeç, të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit  46 vjeç dhe , 42 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se vellezerit kishin punësuar 3 shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Monitorimi i territoreve të zonave të mbrojtura, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohenprenpyjeshtetas

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
I hoqën ndihmën ekonomike, 60-vjeçari tenton të djegë kryebashkiakun

I hoqën ndihmën ekonomike, 60-vjeçari tenton të djegë kryebashkiakun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com