GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Presidenti Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në Nations League, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në Nations League, kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka folur për median italiane “SportItalia”, duke komentuar performancën e Kombëtares në grupin B1 të UEFA Nations League.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se grupi ishte i balancuar dhe i luftuar deri në sekondën e fundit, por Shqipëria nuk arriti atë që donte nga ky kompeticion.

Presidenti Duka foli edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali; Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Cristian Shpendi, Medon Berisha, dhe evidentoi disa nga talentet e së ardhmes që luajnë në ekipet Kombëtare të moshave.

Performanca e Kombëtares në UEFA Nations League? – Nuk mund të them se arritëm atë që donim. Në fakt, ishte një grup vërtet i balancuar, shumë i luftuar dhe si në asnjë grup tjetër, të katër skuadrat ishin në garë deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit për vendin e parë apo të fundit. Ukraina ashtu siç u dënua të eliminohej me pikë edhe pse kishte 4 pikë të barabarta me vendin e parë të grupit në finalet e Euro 2024, u shpërblye këtë herë në Nations League me një pikë më shumë në Tiranë. Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Nations League. Duhet theksuar gjithashtu se kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar në çdo ndeshje.

Cristian Shpendi? – Cristian ka luajtur me ekipin Kombëtar U-21, ka qenë protagonist në një ndeshje të fituar me përmbysje kundër Rumanisë në kualifikuese, por tani është rritur akoma më shumë. Është në vëmendje të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, por në ndeshjet e tetorit ishte i dëmtuar. Unë gëzohem shumë kur Cristian bën gola, por kur ato i bën për Kombëtaren shqiptare lumturohem.

Berat Gjimshiti? – Nuk ka dyshim se trajneri i Atalantës, Gasperini, ka ndihmuar shumë në rritjen e kapitenit Gjimshiti. Do të shkoja aq larg sa të thosha se rasti i tij është për rekord nëse shikoni rritjen sportive që ai ka pasur. Kur mendoj për nivelin e tij 5 apo 6 sezone më parë, mund të them se është përmirësuar shumë dhe se ka fituar shumë pjekuri. E kundërta është si djalë (qesh), gjithmonë ka qenë i njëjtë: njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur edhe për Atalantën. Ata po bëjnë një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe në Europë, me Gjimshitin që është një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së Bergamos.

Çfarë i rekomandoni Kristjan Asllanit? – Kristjan është një futbollist i madh e një djalë inteligjent. Megjithëse vetëm 22 vjeç, me të mund të bisedosh si me një të rritur. Është një djalë super i edukuar. Nëse para një viti kam menduar se ai duhet të kërkojë një klub tjetër për të marrë më shumë minuta, tani mendoj ndryshe. Ai duhet të vazhdojë te Interi, është momenti i tij. Është pjekur mjaftueshëm për të qenë titullar aty. Jam i sigurt që trajneri Inzaghi do t’ia japë këtë shans.

Futbollistët shqiptarë që do të rriten më shumë në vitet e ardhshme? – Kemi disa të rinj që premtojnë shumë në ekipet e moshave dhe jam shumë i bindur që do t’i shohim në nivele të larta. Tek ekipi Kombëtar U-17 mund të përmend portierin e Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesin Gabriele Kulla të Sassuolos apo edhe sulmuesin tjetër të Juventusit, Arman Durmishi apo Sheji. Tek ekipi Kombëtar U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lazios, Ergis Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Genoas. Ndërsa, tek ekipi Kombëtar U-21 ata që kanë spikatur janë mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai, të cilët tashmë janë bërë pjesë edhe e Kombëtares A, dy vëllezërit Cristian dhe Stiven Shpendi, apo edhe portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medon Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Armand DukaKryesore1

Lajme të lidhura

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro
Breaking Views

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete
Aktualitet

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Para
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përmbyset

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

Berisha: Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite

10:35 - 22/05/26

Sali Berisha ka reaguar në Facebook për çështjet problematike në vend, ku vendos theksin kryesisht te korrupsioni. Berisha akuzon kryeministrin...

Lexo më shumë
Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit

Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit

10:25 - 22/05/26
Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

10:02 - 22/05/26
E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq

Evi Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha: PD është marrë peng për interesa personale

09:51 - 22/05/26
Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli

09:17 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com