GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

10:20 - 02/12/25
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.

Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

“Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë.

Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.

Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.

“President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.

 

Etiketa: dukastadiumvore

Lajme të lidhura

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës
Breaking Views

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës
Sport

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Para
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur...

Lexo më shumë
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com