GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti Duka para ndeshjes: Besoj te fitorja ndaj Kroacisë

14:20 - 19/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Duka për “Euro 2024”: Futbolli shqiptar ka avancuar, bota sot na sheh ndryshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes së dytë të Europianit, ndaj Kroacisë.

Në një prononcim për emisionin “Euro Zone” në Tv Klan, Duka deklaroi se ka ndjenjë pozitive se Shqipëria do të fitojë sot.

Sipas tij, ekipi nuk duhet të ketë presionin që kishte ndaj Italisë, por të japë më të mirën në fushë.

“Para çdo ndeshje të gjithë kanë emocione. Kisha emocione me Italinë, por kam edhe sot, por në nivelin e pranueshëm në prag të ndeshjes.

Edhe opinioni, edhe ne, nuk është se jemi të pakënaqur me humbjen, padyshim që duhet fituar çdo ndeshje, por opinioni dhe ne kërkojmë lojë të bukur dhe grintë. Italisë ia falëm fushën për 30 minuta. Është presioni në një ndeshje të parë, nuk luajmë shpesh në të tilla kompeticione.

Çunat nuk i kam ngacmuar sot. Ne nuk kemi ardhur këtu për kampionë Europe, por për të dhënë më të mirën tonë. Nëse e shkarkojmë ngarkesën emocionale, mund të marrin rezultat. Nën presion është e vështirë. Shpresoj që skuadra të mos  e ketë presionin siç e kishte ndaj Italisë.

Lojtarëve i thashë se unë jam krenar, por edhe të gjithë shqiptarët janë krenarë për ta. Pavarësisht se në rrjetet sociale, shprehin ndonjë zhgënjim, por të gjithë shqiptarët i shohin si heronj. Sot kam ndjenjë pozitive. Kroacia ka lojtarë të mëdhenj. Kam besim se mund ta fitojmë ndeshjen sot”, tha ai.

I pyetur për Hysajn, Duka deklaroi se nuk ndërhyn kurrë në vendimet e trajnerit, ndërsa theksoi se të gjitha lojtarët e Kombëtares duhet të mbështeten.

“Kam shumë kohë në drejtimin e Federatës dhe nuk kam biseduar kurrë me trajnerët për zgjedhjet. Është zgjedhje e trajnerit dhe vendimet i merr ai. Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Ne duhet ta mbështesim Hysajn dhe të gjithë lojtarët e Kombëtares.

Komplimenti më i madh është për tifozët që e kanë mbështetur skuadrën. Kanë treguar një sjellje më europiane sesa europianët. Kanë qenë tifozeria më simpatike. Pasqyrimi i të gjitha mediave është shumë i rëndësishëm. Shpresojmë në një fitore sot.”, deklaroi Duka.

Etiketa: Armando DukaEuro 2024Shqiperia

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
Tentoi të p*rdhunonte motrën, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Shkodër, 48-vjeçarja raportohet e zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com