GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti Europian padi ndaj KE-së: Nuk ka fonde për anëtarët e BE-së që shkelin ligjet

23:37 - 20/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Europian padi ndaj KE-së: Nuk ka fonde për anëtarët e BE-së që shkelin ligjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Europian, David Sassoli ka kërkuar nga shërbimet e parlamentit Europian të përgatisin një padi kundër KE për shkeljen e rregullores së Kushtëzimit. Rregullorja e miratuar prej dhjetorit të kaluar i lejon Bashkimit Europian të pezullojë pagesat nga buxheti i BE-së për shtetet anëtare ku vlerësohet se sundimi i ligjit po kërcënohet.

Letra nga presidenti drejtuar shërbimeve juridike të Parlamentit, vjen pas votimit në Komisionin e Çështjeve Ligjore që rekomandoi nisjen e procedurave në Gjykatën  e Drejtësisë. Shumica e grupeve politike në konferencën e sotme të krerëve të shtetit e mbështetën këtë kërkesë. Letra bën të qartë se Parlamenti do të tërheqë këtë procedim ligjor nëse Komisioni merr masat e nevojshme.

Duke folur pas takimit të drejtuesve të grupeve politike në Parlament, Presidenti Sassoli tha: “Shtetet Anëtare të BE -së që shkelin sundimin e ligjit nuk duhet të marrin fonde të BE -së. Vitin e kaluar, Parlamenti luftoi fort për një mekanizëm për ta siguruar këtë.  Bashkimi Evropian është një komunitet i ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. 

Nëse këto janë nën kërcënim në një shtet anëtar, BE -ja duhet të veprojë për t’i mbrojtur ato. Prandaj i kam kërkuar shërbimeve tona ligjore që të përgatisin një padi kundër Komisionit për të siguruar që rregullat e BE-së të zbatohen siç duhet” – u shpreh ai.

Etiketa: anetaretfondeKomisioni EuropianpadiPresidenti Europian

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
E ardhmja e mësuesisë, ish-zëvendës ministrja: U regjistruan vetëm 14 veta në degën e fizikës

E ardhmja e mësuesisë, ish-zëvendës ministrja: U regjistruan vetëm 14 veta në degën e fizikës

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com