GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidenti i KE nga Prishtina: Kosova të fokusohet në dialogun me Serbinë

13:51 - 15/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i KE nga Prishtina: Kosova të fokusohet në dialogun me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka deklaruar se fokusi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën.

“Të dyja palët duhet të përparojnë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë Michel të mërkurën në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, i nisur më 2011, deri më tani kanë arritur 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Lidhur me këtë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar në procesin e dialogut me Serbinë si palë konstruktive.

“Për Kosovën, dialogu nuk është vetëm kërkesë nga ndërkombëtarët por proces jetik”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka shtuar se që të arrihen rezultate konkrete në procesin e dialogut, edhe Serbia duhet ta njohë realitetin. Siç ka thënë ajo, Kosova deri më tani nuk e ka bllokuar procesin e dialogut dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjë as në të ardhmen.

Osmani dhe Michel, po ashtu, e kanë komentuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Michel ka thënë se “shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin për këtë çështje të rëndësishme për ju”.

Kosova që nga viti 2016 i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me BE-në. Presidentja Osmani ka thënë se liberalizimi i vizave për popullin e Kosovës mbetet çështja kryesore, duke shtuar se duhet të ketë angazhim aktiv në mënyrë që shtetet të votojnë. Sipas saj, deri tani ka pasur “diskriminim dhe padrejtësi e thellë”.

Duke ritheksuar faktin që Kosova është e përkushtuar për stabilitet rajonal dhe vepron mbi baza të vlerave evropiane, Osmani ka thënë se ka ardhur koha që marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës të ngrihen në nivel më të lartë.

“Pavarësisht përkushtimit tonë, mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë e teston besueshmërinë në BE-në, duke lënë hapësirë për ndikim të jashtëm”.

“Por, kemi nevojë urgjente që BE-ja ta bëjë të qartë perspektivën evropiane të rajonit dhe Kosovës”, ka shtuar Osmani.

Presidenti Michel, po ashtu theksoi se javën e ardhshme do të takohet me liderët e 27 vendeve të BE-së, duke e cilësuar si mundësi “që të shfaqet uniteti për vlerat tona të përbashkëta”.

“Është shumë e rëndësishme për ne të t’i kryejmë detyrat e shtëpisë dhe në këtë takim në fund të qershorit duhet t’i konfirmojmë detyrimet politike, të cilat i kemi karshi Ballkanit”, ka thënë ndër tjerash ai.

Michel ka inkurajuar Kosovën që të marrë pjesë në forumet rajonale dhe të zbatojë agjenda për treg të përbashkët, që, sipas tij, do ta sjellin rajonin më afër së bashku. Vizita e Michelit në Kosovë është në kuadër të vizitave të tij në disa shtete të rajonit./REL

 

Etiketa: KEKosoveMichelPrishtinë

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Kapet 350 mijë euro drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohet shqiptari

Kapen 350 kg kokainë në Brazil, shpallet në kërkim shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com