GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidenti i Malit të Zi kundër projektit të Alabbar, nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Madh të Ulqinit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Alabbar ndryshon logon edhe emrin e Dinamos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milatoviq kthen në Kuvend marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm dhe pasuri të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar ligjin e përgatitur nga qeveria në Podgoricë, i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vite një biznesmeni arab, duke i hapur rrugë ndërtimit të objekteve turistike dhe të banimit.

Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”. Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi, por ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë dhe më pas u bën motiv për protesta nga qytetarët e Ulqinit.

Marrëveshja nuk e specifikon vendndodhjen e investimeve, por qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit Mohamed Alabbar në plazhin e Ulqinit.

Komuniteti lokal, ekologët dhe opozita kanë organizuar disa protesta kundër ligjit për që parashikon marrjen e rreth 20 milionë metrave katrorë të këtij plazhi. Reagimet e komunitetit në Ulqin janë përmendur si arsye për të mosdekretuar ligjin edhe në vendimin e presidentit të Malit të Zi.

“Kundërshtimet kryesore përfshijnë devijime nga dispozitat kushtetuese që garantojnë konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg; pezullimin e zbatimit të ligjeve vendase për prokurimin publik dhe pronën shtetërore, përfshirë mundësinë që legjislacioni malazez të ndryshohet për të zbatuar marrëveshjen; Mungesën e analizave ligjore dhe financiare mbi detyrimet që shteti merr përsipër, të cilat mund të rrezikojnë stabilitetin fiskal; Përcaktimin e interesit publik pa sqaruar vendndodhjet dhe karakteristikat e projekteve, gjë që krijon pasiguri për qytetarët; Mospërcaktimin e qartë të strukturës së projekteve, veçanërisht për ndarjen ndërmjet zhvillimit të turizmit dhe atij të pasurive të paluajtshme”, thuhet në vendimin e Presidentit Milatoviq.

Presidenti gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që të marrin parasysh të gjitha vërejtjet e dhëna nga institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe zyrtarë të BE-së, me qëllim mbrojtjen e interesave shtetërore të Malit të Zi.

Etiketa: AlabbarMali i Zi

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Jo vetëm nëna/ Shokët e Mark Samson të përfshirë në vrasjen e studentes shqiptare

'Folëm deri në mesnatë për marrëdhënien tonë', Mark Samson tregon detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com