GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ballkani i Hapur nuk do të ketë sukses pa marrë pjesë të gjitha vendet

20:22 - 15/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ballkani i Hapur nuk do të ketë sukses pa marrë pjesë të gjitha vendet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha të mërkurën se nisma Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Kosovës.

Maqedonia e Veriut është pjesë e nismës Ballkani i Hapur, në të cilën bëjnë pjesë edhe Serbia e Shqipëria ndërsa kundërshtohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

“Kësaj nisme i mungon diçka sepse në vend se të marrin pjesë gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma dhe qëndrimi im është se deri sa kjo nismë nuk i përfshinë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kjo nuk do të ketë sukses. Dhe qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësimin tregtar e ekonomik, por jo edhe politik, mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është nismë që ka institucione, ka burime, që Ballkani i Hapur nuk i ka”, tha zoti Pendarovski.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përsëriti qëndrimin kundër pjesëmarrjes në këtë nismë duke theksuar se Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike të kësaj nisme, por edhe sa i përket ekonomisë e sigurisë sepse sipas saj, synimi është të përdoret njëfarë paradhome që të zvarritet procesi e integrimit evropian.

Presidentja Osmani ngriti shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon përmes Serbisë.

“Si Republikë e Kosovës jemi të përkushtuar që jo vetëm të refuzojmë ndikimet e tilla dashakeqe, por të punojmë me të gjithë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë në mënyrë që parandalohen ndikimet e tilla destabilizuese. Rajonit tonë i duhen hapa konkretë në ecjen drejt integrimit evropian por në të njëjtën kohë i duhet paqe dhe stabilitet afatgjatë i cili në asnjë mënyrë nuk mund të arrihet në qoftë se depërton ndikimi dashakeq i Rusisë nëpërmjet trampolinës së vet Serbisë”, tha ajo.

Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se vendi i tij mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e mospajtimeve ndërmjet tyre.

“E dimë që ky është një proces shumë i vështirë dhe i ndërlikuar por besoj që të gjithë njerëzit me vullnetin e mirë në rajon dhe më gjerë, do ta mbështesin zgjidhjen e problemit dhe në fund do të nënkuptojë paqe për rajonin. Më lejoni me këtë rast të përsërisë qëndrimin tim se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet zgjidhje të përbashkët të ndërsjellë që do të kontribuojë për qëndrueshmërinë rajonale dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”, tha ai duke nënvizuar se mbështet përpjekjet e aleatëve evropian dhe amerikanë për gjetjen e zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur për shkak të mospajtimeve lidhur me përparësitë e trajtimit të temave. Bashkimi Evropian që lehtëson këtë proces ka thënë se nuk do të thërras një takim të radhës të udhëheqësve të të dy vendeve pa arritur së pari një përafrim qëndrimesh që siguron rezultat të bisedimeve./ Marrë nga VOA

Etiketa: Ballkani i HapurMaqedonia e VeriutPresidentisuksesvendet

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
VOA: Opozita mbështet SPAK-un në hetimet për inceneratorët

VOA: Opozita mbështet SPAK-un në hetimet për inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com