GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas thirrjes së Trump për të marrë Kanalin

21:32 - 20/01/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas thirrjes së Trump për të marrë Kanalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino ka nxituar të hedhë poshtë premtimin e Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të “marrin përsëri” Kanalin e Panamasë, pak pasi deklarata e tij u theksua edhe njëherë gjatë fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të tij si President.

“Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm”, tha Mulino në një deklaratë pas betimit të Trump.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina po “operon” kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.

“Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë”, tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.

Presidenti i Panamasë bëri thirrje për dialog për këtë çështje për të “sqaruar pikat e përmendura pa cenuar të drejtën” e vendit të tij, “sovranitetin total dhe pronësinë e Kanalit”.

Ndërkohë Autoriteti që menaxhon Kanalin e Panamasë i tha CNN se nuk ka një reagim për komentet e Trump.

Trump pretendoi gjatë fjalimit të tij inaugurues se Panamaja ka shkelur marrëveshjet e traktateve që kërkojnë neutralitet në operacionet e kanalit dhe anijet amerikane po taksohen rëndë sipas tij.

“Anijet amerikane po ngarkohen rëndë dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë në asnjë mënyrë apo formë dhe kjo përfshin Marinën e Shteteve të Bashkuara. Dhe mbi të gjitha, Kina po operon Kanalin e Panamasë dhe ne nuk ia dhamë atë Kinës. Ne ia dhamë Panamasë. Dhe ne do e marrim sërish atë”, pohoi Trump.

Etiketa: Donald TrumpJose Raul Mulinokanali i PanamasePanama

Lajme të lidhura

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot
Breaking Views

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

19:43 - 08/04/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
Para
Arlind Qori: Lapaj erdhi në protestë për të provokuar dhunshëm, dyshoj se është paguar nga Samir Mane

Arlind Qori: Lapaj erdhi në protestë për të provokuar dhunshëm, dyshoj se është paguar nga Samir Mane

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

Lexo më shumë
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com