GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti i ri/ Balla takon sot aleatët e PD, Alibeaj mungon  

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A i ka gati tre emrat për President? Balla: Nesër do të jetë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën, kryetari i Grupit të PS-së tenton të negociojë me opozitën për një emër që në këtë fazë.

Por sot ai do të takohet vetëm me dy kryetarët e grupeve opozitare, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Takimi me Mesila Dodën do të zhvillohet në orën 09:00. Ndërkohë, bisedimet ndërmjet Ballës dhe Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00. Sakaq, ende nuk ka një konfirmim nga ana e Enkelejd Alibeajt për të zhvilluar negociata me Ballën.

Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se Alibeaj nuk do të negociojë për një emër me maxhorancën pa u miratuar fillimisht drafti që ai i propozoi grupit të deputetëve. Sipas platformës së Alibeajt, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist, por kjo platformë është refuzuar nga PS.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka bërë edhe njëherë të qartë se maxhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai shtoi se maxhoranca pret që Grupi Parlamentar i PD-së me Enkelejd Alibeajn t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për t’u ulur në bisedime.

“Prapë e njëjta gjë. Kush propozohet nga Sali Berisha, nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do të kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes sonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimit ishte emri i Sali Berishës. Dhe për Presidentin është e njëjta gjë. Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën. Partia Socialiste ka qenë e qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një President për të gjithë shqiptarët. Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, cilat janë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbush pritshmëritë”, tha Balla. Kujtojmë që Konferenca e Kryetareve vendosi që më 16 maj të jetë raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të vendit./Panorama.al

Etiketa: Alibeajballa

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Iliri tregohet i ashpër me Meridianin: Pfff , ik lahu

Çfarë ndodhi me “ti je 100 mijë euroshi im”? Kriset miqësia mes Ilirit dhe Sabianit

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com