GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Presidenti i Serbisë po gënjen”, Takimi i dytë Kurti-Vuçiç përfundoi me ofendime

19:55 - 19/07/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ata po ngacmojnë ministra”, Vuçiç: Kurti më i papërgjegjshmi në negociata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ranë dakord për asgjë. Dakordimi i vetëm ishte që bisedimet të vazhdojnë.

“Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin kapitullin e së kaluarës dhe të shkojnë përpara”, u shpreh para takimit ndërmjetësi i dialogut, i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në prag të raundit të dytë të dialogut mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai shpresonte se palët do të jenë konstruktive dhe pragmatike dhe se do të bisedohet për “hapat që na çojnë përpara”.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E kaluara është e rëndësishme, por e ardhmja është edhe më e rëndësishme”, tha Borrell para takimit.

Përplasja rreth të së kaluarës

Por pikërisht e kaluara ishte ajo që sërish përplasi kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuçiq. Ndaj takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit. Kryeministri i Kosovës refuzon të nënshkruajë dokumentin për stabilitet dhe siguri, tha Vuçiq,

“Presidenti i Serbisë po gënjen”, u përgjigj Kurti. “Pala e Prishtinës është jo serioze”, bisedimet “nuk janë të vështira, por të tmerrshme”, tha Vuçiq. Ndërsa Kurti fajësoi palën serbe për gjenocid, duke nënvizuar se Vuçiq ka qenë pjesë e pushtetit asokohe.

E gjitha kjo dëshmon në fakt se palët jo vetëm që nuk janë dakorduar për asgjë, por pozicionet e tyre mbeten diametralisht të kundërta. Marrëveshja e vetme nga dita e sotme në Bruksel ishte që bisedimet të vazhdojnë.

Kurti: Pala serbe i ka refuzuar të gjitha 

“Ne kemi prezantuar në takim një marrëveshje të balancuar prej gjashtë nenesh, për paqe mes Serbisë dhe Kosovës, e cila u refuzua, pa u lexuar fare. Zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi i ka lexuar 11 pikat që paraqesin pengesa në raportet tregtare të Kosovës me vendet e tjera, që ne kërkuam të hiqen, por as kjo nuk u pranua”, theksoi Kurti, i cili, në fillim, u shprehu ngushëllime të gjitha viktimave të reshjeve të fundit në Evropë dhe tha se këto bisedime po mbahen pikërisht në ditën e përvjetorit të 23 të masakrës në Rahovec, kur forcat serbe vranë e masakruan 150 shqiptarë, dhe 10 konsiderohen ende si të pagjetur.

Nuk pranohet “ballafaqimi me të kaluarën”

Pala kosovare ka insistuar që në dokumentin ku flitet për të pagjeturit, të futet edhe togfjalëshi – “ballafaqimi me të kaluarën”. Por as kjo kërkesë nuk është pranuar nga pala serbe, ndonëse “në një formë të zbutur është pranuar nga ndërmjetësi, zoti Borrell”.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë ballafaqimit me të kaluarën, kur e dimë se problemet i kemi nga e kaluara. Vetëm nëse dikush, pra pala tjetër, ka probleme edhe vet me këtë të kaluar”, theksoi Kurti, duke shtuar: “Duket që kryetari i Serbisë e sheh shumë personale çështjen e të kaluarës”, theksoi Kurti.

Ai tha se atmosfera në takim nuk ka qenë shumë më ndryshe nga takimi i kaluar (15.06), ku atmosfera ishte shumë e tendosur. Por pasi Serbia, sipas tij, nuk e pranoi kërkesën që në dokument të futet togfjalëshi, ballafaqimi me të kaluarën, ishte e qartë se “nuk mund të ecim përpara”.

Si thelbin e problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti sheh mungesën e njohjes mes këtyre dy vendeve. “Thelbi i raporteve është njohja e ndërsjelltë – Serbia duhet ta njohë Kosovën, e Kosova Serbinë.”

Kush po gënjen?

Në këtë takim është propozuar edhe nënshkrimi i një dokumenti ku palët zotohen se nuk do të ndërmerrnin asnjë veprim që do të acaronte situatën në terren dhe do të rrezikonte palën tjetër. Presidenti i Serbisë Vuçiq tha se “shqiptarët në Kosovë po armatosen dhe se po duan të krijojnë atmosferë pasigurie për serbët.

“Autoritetet e Prishtinës duan që serbët të mos ndjehen të sigurtë”, theksoi ai. Vuçiq pohon se ishte kryeministri Kurti ai që ka refuzuar ta nënshkruajë këtë dokument, që sipas tij, është dëshmi “se autoritetet e reja në Prishtinë duan të krijojnë një atmosferë pasigurie për serbët në Kosovë”.

“Kjo është gënjeshtër. Ai që ua ka thënë këtë, me gjasë presidenti i Serbisë, ju ka gënjyer. Kjo është gënjeshtër. Ai po gënjen”, theksoi Kurti. “Ne kemi kërkuar që në këtë dokument të futen edhe fjalët paqe dhe siguri, e jo vetëm fjala stabilitet. Arsyeja pse sot nuk e kemi nënshkruar sot këtë dokument është që pala serbe nuk e dëshironte togfjalëshin ballafaqimi me të kaluarën”, theksoi Kurti.

Vuçiq: Pala e Prishtinës flet vetëm për të kaluarën 

Si kurrë herë më parë, presidenti i Serbisë qëndroi tërë kohën vetëm 10-15 metra më larg, gjatë kohës kur Kurti jepte deklaratën para gazetarëve. Kurti foli gjatë edhe në gjuhën serbe, për të kaluarën, për krimet e gjenocidin. Ndërsa Vuçiq më pas dha edhe disa intervista të tjera për mediat serbe, ku ndër të tjera u shpreh se “këto bisedime nuk janë të vështira, por janë të tmerrshme”. Ai tha se pala kosovare është e orientuar nga e kaluara ndërsa ajo serbe nga e ardhmja. “Kur flasim për ballafaqimin me të kaluarën duhet të flasim edhe për krimet ndaj serbëve”, tha Vuçqi.

Por që të dy, Kurit dhe Vuçiq thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun, dhe që të dy pohonin se ata janë konstruktivë.

Takimi i radhës në nivelin e delegacioneve do të mbahet në fund të gushtit, ndërsa në shtator do të mbahet raundi i tretë Kurti – Vuçiq./ DW

Lajme të lidhura

Pranë hapjes së zjarrit, përplasje mes avionëve kinezë dhe japonezë mbi ishullin Okinawa
Botë

Pranë hapjes së zjarrit, përplasje mes avionëve kinezë dhe japonezë mbi ishullin Okinawa

15:42 - 07/12/25
Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Para
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Halsey bëhet nënë për herë të parë

Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Halsey bëhet nënë për herë të parë

TË FUNDIT

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista
Aktualitet

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

23:05 - 07/12/25

Një incident ajror është regjistruar sot në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit...

Lexo më shumë
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

22:20 - 07/12/25
Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com