GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti i Tottenham “injoron” Mourinhon dhe Conten

17:50 - 21/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Tottenham “injoron” Mourinhon dhe Conten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë sezon, drejtuesit e Tottenham vendosin t’i besonin skuadrën një trajneri me profil të ulët si Ange Postecoglou i cili mbërriti në Londër pas një eksperience me Celtic.

Gjithçka duket se po shkon mirë dhe pavarësisht eliminimit të shpejtë nga Kupa e Ligës, Tottenham në kampionat ia ka dalë të grumbullojë 13 pikë nga 15 të mundshmet në pesë javët e para të kampionatit duke u renditur në vend të dytë, dy pikë më pak se Manchester City kryesues.

Postecoglou duket se ka mundur të gjejë ekuilibrat e duhura në fushë, diçka që sipas presidentit Daniel Levy, dështoi ta bënte si Jose Mourinho ashtu edhe Antonio Conte. Në një intervistë të fundit, Levy shprehet se Conte dhe Mourinho janë trajnerë të shkëlqyer, por nuk ishin të përshtatshëm për klubin e tij.

“Kaluam nga një periudhë në të cilën kishim sukses dhe për pak sa nuk fituam trofe me Pochetinon. Ishin ditë të bukura ato me Pochetinon, por më pas vendosëm të ndryshonim strategji dhe kërkuam që skuadra të drejtohej nga trajnerë me më shumë eksperiencë dhe që kishin fituar trofe. Bashkëpunuam me dy të tillë, Mourinho dhe Conte, por duket se gabuam.

Ata janë dy trajnerë të shkëlqyer, por ndoshta nuk ishin të përshtatshëm për këtë klub. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe besoj se me Postecoglou kemi marrë vendimin e duhur. Ai është shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.

Më kërkonin që të firmosja me një emër të madh, por unë isha i interesuar vetëm për dikë që njeh ADN tonë, të luajë futboll ofensiv dhe t’i japë mundësi të rinjve, të krijojë një raport të mirë me tifozët si dhe të kuptojë mundësitë e këtij klubi”, u shpreh Levy.

Etiketa: tottenham

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Rikthehen reshjet, si do të luhaten temperaturat ditët në vijim

Rikthehen reshjet, si do të luhaten temperaturat ditët në vijim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com