GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Presidenti Meta dekoron dy heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti Meta dekoron dy heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar dy heronj të Kosovës, Avdi Kelmendin dhe Rrustem Buçin pas vdekjes për kontributin e tyre në luftën për çlirim.

Meta thotë se dy veprimtarët i përkasin dy periudhave të ndryshme, por kishin qëllim të përbashkët pavarësinë, lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar.

Madje Meta çoi dhe një mesazh për vajzat që po fitojnë medalje ari në Lojërat Olimpike të ‘’Tokio 2020’’ duke theksuar se atop o bëjnë krenar çdo shqiptar.

Njoftimi nga Presidenca:

Presidenti Meta vlerëson dy veprimtarë të shquar dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës: Nder dhe lavdi për të gjithë ata që kontribuan dhe dhanë jetën për kombin tonë dhe trojet shqiptare!

27 korrik 2021

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi (pas vdekjes) dy veprimtarë të shquar dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Meta dekoroi veprimtarin dhe atdhetarin Avdi Kelmendi (pas vdekjes) “Në vlerësim të rolit të patjetërsueshme dhe atdhetar si një  nga organizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968-të në Kosovë. Me mirënjohje për kontributet e veçanta e të vyera në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj.”

Ndërsa me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Presidenti i Republikës vlerësoi njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorin Rrustem Bruçi (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të lartë për kontributet e tij si ushtarak me përgatitje të lartë profesionale, duke u shquar si një  nga komandantët e ndritur të Luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe si udhëheqës dhe fitimtar i Betejës së lavdishme të Loxhës, ku bëri edhe sakrificën më sublime duke dhënë jetën si Dëshmor i Atdheut.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi e veçantë, që sot, në Institucionin e Presidentit të Republikës të jemi së bashku për të vlerësuar dy personalitete të shquara të Kosovës.

Historia e djeshme dhe e sotme e Kosovës i bën nder, jo vetëm Kosovës, por të gjithë kombit tonë.

Sakrificat e shqiptarëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, janë të mëdha dhe të panumërta.

Në mbrojtje të këtyre vlerave, shqiptarët e Kosovës e treguan veten në periudha të ndryshme kohore të historisë, duke bërë edhe sakrificat më sublime të bijve dhe bijave më të mira të kombit tonë.

Jemi mbledhur për të nderuar dhe vlerësuar dy përfaqësues të dy periudhave të ndryshme kohore të veprimtarisë patriotike dhe atdhedashëse në Kosovë.

Por, që të dy kishin një qëllim dhe dëshirë të përbashkët: Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe lartësimin e kombit tonë.

Sot ne nderojmë dhe vlerësojmë Profesor Avdi Kelmendin, një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1968 në Lipjan dhe rrethina, ku kërkesa kryesore e këtyre demonstratave ishte liria e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar dhe Kosova Republikë.

Profesor Kelmendi u burgos, u persekutua, u torturua nëpër burgjet serbe, por asnjëherë nuk u dorëzua deri në frymën e tij të fundit, duke iu mësuar nxënësve të tij dhe brezave të rinj dashurinë për gjuhën shqipe, flamurin kombëtarë, Shqipërinë mëmë, si dhe sakrificën për liri dhe bashkim.

Gjithashtu, sot nderojmë dhe vlerësojmë edhe veprën dhe heroizmin e Rrustem Bruçit.

Komandant Rrustem Bruçi, në vazhdim të idealeve të brezave të mëhershëm, që në ditët e para doli në radhët e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës.

Organizoi dhe përgatiti luftëtaret e lirisë, çdoherë në ballë të betejave, duke iu prirë ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në luftën për liri.

Komandant Rrustem Bruçi, intelektuali dhe ushtaraku i rrallë, e dha jetën për lirinë e Kosovës, në njërën prej betejave më të rëndësishme të UÇK-së, në betejën e Loxhës afër Pejës.

Është në nderin tonë, që brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm, me vlerësimin, që iu bëjmë figurave të nderuara, që kanë dhënë çdo gjë për kombin, t’iu japim porosinë se për mbrojtjen e Atdheut duhet luftuar me pendë dhe me pushkë, me ideal, dije dhe sakrificë sublime.

Nder dhe lavdi për të gjithë ata që kontribuuan dhe dhanë jetën për kombin tonë dhe trojet shqiptare!

Nder dhe lavdi edhe për çikat e Kosovës, që po shkëlqejnë edhe sot në nivel botëror dhe na bëjnë krenar të gjithë ne shqiptarëve!”

Etiketa: dekorimeIlir Meta

Lajme të lidhura

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Para
Sot dhe nesër ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, mjafton të jeni mbi 18-vjeç

Manastirliu bën thirrje për vaksinim, ndërkohë qytetarët ankohen për mungesën e Pfizer

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com