GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Presidenti Meta dekoron peshëngritës të spikatur me titullin “Mjeshtër i Madh”

11:51 - 24/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti Meta dekoron peshëngritës të spikatur me titullin “Mjeshtër i Madh”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” peshëngritës të spikatur, me kontribute të rëndësishme për zhvillimin cilësor të këtij sporti në vendin tonë.

Kreu i Shtetit dekoroi peshëngritësin e shquar, Vehap Xhindoli “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive, si një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist e trajner i suksesshëm, duke ngritur lart emrin e prestigjin e peshëngritjes shqiptare.”;

Esat Ademi “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në sportin e Peshëngritjes, si sportist Kampion me ekipet ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipin Kombëtar. Drejtues i suksesshëm i Federatës së Peshëngritjes, me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ilir Çelaj “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar si trajner i rezultateve të larta në sportin e Peshëngritjes të ekipit ‘Elbasani’ dhe Ekipit Kombëtar. Figurë e shquar e sportit në qytet, shembull në përgatitjen e sportistëve, duke ngritur lart emrin e prestigjin e peshëngritjes shqiptare.”;
Endri Haxhihyseni “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta si Kampion dhe Rekordmen në sportin e Peshëngritjes, me ekipet ‘Elbasani’, ‘Tirana’ dhe Ekipin Kombëtar, të arritura në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sportist i përkushtuar e peshëngritës i talentuar.”; si dhe z.Gerti Trasha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar në sportin e peshëngritjes. Sportist kampion, me rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar sportistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre të pranishëm në ceremoni, presidenti Meta u shpreh:

“Është një privilegj i veçantë, nderimi i disa personaliteteve të shquara të peshëngritjes dhe të sportit tonë, të cilët me rezultatet e tyre kanë kontribuar, për të përfaqësuar me dinjitet këtë sport në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Sporti ynë është i mbushur me shumë ngjarje të suksesshme nga peshëngritja, që vazhdon të ushtrohet me të njëjtin pasion, për fat të mirë edhe sot, nga të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë. Padyshim, që peshëngritja është pjesë shumë e rëndësishme e historisë së sportit shqiptar, dhe rezultatet e saj na kanë bërë të ndihemi krenarë, nga rekordi botëror i të madhit dhe të paharruarit Ymer Papmuri e deri në medaljet më të fundit të Briken Caljas.

Kam kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, veteranin e peshëngritjes dhe të shumë sporteve të tjera, z. Vehap Xhindoli, një personalitet i njohur për sportin e peshëngritjes, por dhe për atletikën, akrobacinë, njëkohësisht edhe themelues i cirkut të Elbasanit. Me punën dhe falë talentit të tij, z.Xhindoli ka thyer 70 rekorde kombëtare, ka fituar titullin Kampion për 8 vite rresht dhe ka shënuar arritje të tjera të shquara.

Kënaqësi e veçantë të vlerësoj gjithashtu edhe z.Esat Ademi, një tjetër personalitet i njohur i peshëngritjes, sportist i niveleve më të larta me ‘Vllazninë’, me ‘Partizanin’ dhe me Ekipet Kombëtare, i cili ka arritur të jetë jo vetëm Kampion i vendit, por dhe fitues i shumë Kupave dhe medaljeve.
Një kontribut të jashtëzakonshëm ai ka dhënë edhe si President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, nëpërmjet mbështetjes së talenteve të reja dhe lidershipit të shquar të dëshmuar për arritjen e shumë sukseseve të rëndësishme në veprimtaritë ndërkombëtare të këtij sporti.

Është kënaqësi të vlerësoj edhe z.Ilir Çelaj, një nga trajnerët më të njohur të peshëngritjes, jo vetëm të Elbasanit, por edhe të Ekipeve Kombëtare, i cili ka përgatitur kampionë dhe rekordmenë të njohur.
Ilir Çelaj mban, që nga viti 1996, titullin e kryetrajnerit me Ekipin Kombëtar të Peshëngritjes dhe e ka përfaqësuar atë, pothuajse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare olimpike, botërore, europiane, Lojërat Mesdhetare dhe Lojërat Ballkanike.

Dy peshëngritës të shkëlqyer, kampionë dhe rekordmenë, që i nderojmë me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ janë Endri Haxhihyseni dhe Gerti Trasha, të cilët me rezultatet e tyre në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë ngritur lart prestigjin jo vetëm të peshëngritjes, por të mbarë sportit shqiptar.
Këta sportistë dhe trajnerë janë një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë dhe fëmijët në vendin tonë, të cilët kanë pasion peshëngritjen. Rezultatet e merituara, që këto personalitete të sportit tonë kanë arritur, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, me modelet më të mira, se si mund të arrihet suksesi me punë e me këmbëngulje dhe në këtë mënyrë të ngrihet lart me dinjitet edhe flamuri kombëtar.”, tha ai.

Etiketa: DekoratepeshngritesPresident

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Elbasan/ Vihen nën hetim dy efektivë të Krimit Ekonomik

Elbasan/ Vihen nën hetim dy efektivë të Krimit Ekonomik

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com