GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Presidenti Meta takim me ambientalistë në kuadër të ditës së Mjedisit: Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar

12:30 - 07/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Meta takim me ambientalistë në kuadër të ditës së Mjedisit: Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, tema e së cilës këtë vit është “Rigjenerim i Ekosistemit”, në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot një veprimtari ndërgjegjësuese ku merrnin pjesë ambientalistë dhe eskpertë të mjedisit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Shtetit Ilir Meta u shpreh se Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar. Sipas tij kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj gjeneratave, që do të vijnë.

“Jam i lumtur të jem sot së bashku me ju në këtë veprimtari ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit, pasi të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet madhore, që i kanosen në mënyrë të veçantë dhe të papranueshme mjedisit në vendin dhe në komunitetet tona. Për fat të keq shohim një rritje të mungesës së papërgjegjshmërisë në marrjen e vendimeve, që jo vetëm nuk e mbrojnë mjedisin, por e shkatërrojnë atë në mënyrë afatgjatë, në dëm të gjeneratave të tëra, duke minuar njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe të shumë rajoneve.

Është detyrë e të gjithëve, e shoqërisë civile, e Qeverisë, por mbi të gjitha e qytetarëve dhe secilit prej nesh, të mbrojmë mjedisin dhe lumenjtë tanë kaq shumë të rrezikuar. Të mbrojmë Vjosën, lumin e fundit të madh e të egër të Europës, që rrjedh tërësisht i pandërprerë nga Malet e Pindit në Detin Adriatik, duke e shpallur atë sa më shpejt, së bashku me Shushicën dhe Bënçën, degët kryesore që e furnizojnë me ujë, Park Kombëtar. Dua të falënderoj të gjithë shkencëtarët vendas e të huaj dhe organizatat mjedisore, që kanë ndërmarrë fushata të palodhura, brenda e jashtë vendit, në mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen e saj Park Kombëtar!

Dita Botërore e Mjedisit ka si temë ‘Rigjenerimin e Ekosistemit’ dhe njëkohësisht, shënon fillimin e një dekade përpjekjesh, për ta shpëtuar natyrën dhe mjedisin dhe si një mundësi e fundit për të parandaluar ndryshimet kat strofike klimaterike. Pa një rigjenerim, rigjallërim, respektim dhe mbrojtje të gjithçkaje, që mjedisi na ka dhënë, nuk mund të kemi një të ardhme të qëndrueshme dhe as zhvillim të qëndrueshëm.

Mjedisi nuk njeh kufij politik, shoqëror apo gjeografik. Sjellja jonë, kudo qofshim, mund të ndryshojë mjedisin, për mirë ose për keq. Ajri, uji dhe toka na sjellin në jetët tona çdo problematikë të krijuar nga njeriu, qoftë ajo edhe mijëra kilometra larg. Përballë mjedisit dhe natyrës jemi të gjithë të barabartë. Shqipëria është një vend i bekuar me burime të jashtëzakonshme natyrore të mrekullueshme, me dete e liqene, me male e fusha dhe me lumenj pafund, por që kanë nevojë sot më shumë se asnjëherë tjetër, për t’u mbrojtur me dashuri dhe përkushtim. Kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj nesh dhe padiskutim ndaj gjeneratave, që do të vijnë.

Duke ju falënderuar për praninë tuaj në kuadër të ‘Ditës Botërore të Mjedisit’, dua t’ju shpreh edhe njëherë angazhimin tim të palëkundur, për të qenë përkrah jush, të gjitha organizatave, komuniteteve, shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve, që tregojnë përkushtim dhe përgjegjshmëri në mbrojtje të mjedisit, kësaj të mire të përbashkët, për ne dhe për brezat që do të vijnë. Faleminderit dhe suksese në të gjitha angazhimet dhe kauzat tuaja!”- u shpreh Presidenti Meta.

foto galeri
foto galeri
Etiketa: ekosistemmjedispark kombetarVjosa

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Refuzuan transparencën e zgjedhjeve

PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Refuzuan transparencën e zgjedhjeve

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com