GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Shkollën e Mesme “Hasan Tahsini” në Sarandë:

10:56 - 10/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Shkollën e Mesme “Hasan Tahsini” në Sarandë:
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta  vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë, në kuadër të 61-vjetorit të hapjes së dyerve për nxënësit e këtij qyteti dhe zonave rreth tij, me motivacionin: “Me mirënjohje për arritjet e larta në procesin mësimor e edukativ, për ngritjen profesionale të mësuesve e për perfeksionimin e metodave të të mësuarit. Në vlerësim të figurave të shquara të arsimit të këtij institucioni, që me kontributin e tyre të madh kanë vendosur gurë themeli në arsimin kombëtar. Në vlerësim të arritjeve të larta të nxënësve në olimpiada kombëtare e projektet ndërkombëtare, si dhe për përgatitjen e brezave të rinj duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”.

Gjatë fjalës së tij në prani të mësuesve dhe nxënës të këtij institucioni, Presidenti Meta u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që ndodhëm në një ndër gjimnazet më të mira të vendit, “Hasan Tahsini”, që  hapi dyert 61 vite më parë, pikërisht kur mbusheshin 40 vjet nga çelja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Sarandës.

Për 61 vite me radhë, Gjimnazi i Sarandës, që mban emrin e njërit prej themeluesve të Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare , astronomit, matematikanit, filozofit , rektorit të parë të Universitetit të Stambollit dhe një prej mendimtarëve më të mëdhenj të asaj kohe, Hoxhë Hasan Tahsini, ka dhënë kontribut në edukimin e brezave të rinj.

Ky institucion arsimor, për dekada, falë  përkushtimit të stafit pedagogjik, hodhi bazat e forta për një punë cilësore, duke kultivuar jo vetëm dije, por në radhë të parë, vlera të larta njerëzore.

Në fillimet e punës, mësimi dhe edukimi ishin përparësi. Për të vazhduar më tej me riorganizimin e shkollës, pasurimin e bazës materiale dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë së mësimdhënies, që solli dhe  rezultate të shkëlqyera, duke e radhitur gjimnazin ‘Hasan Tahsini’ ndër shkollat e mesme më të dalluara në nivel kombëtar.

Të mësuarit aktiv e krijues kanë qenë motoja e vazhdueshme e kësaj shkolle dhe kjo ka ardhur si rezultat i kualifikimit të vazhdueshëm të stafit pedagogjik.

Rezultatet e punës së palodhur e të vazhdueshme të mësuesve të gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ janë mjaft evidente.

Një numër i konsiderueshëm nxënësish të kësaj shkolle kanë arritur fitore të shkëlqyera  në olimpiadat kombëtare, duke ngritur lart emrin e shkollës së tyre dhe bërë krenar mësuesit dhe të gjithë nxënësit.

Drejtuesit dhe mësuesit e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ e shikojnë arsimin si prioritet kombëtar dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta demokratizuar procesin mësimor.

Të jesh edukator i brezave të rinj, të lesh gjurmë në formimin e një profesionisti të ardhshëm është një sfidë e vazhdueshme, sepse kërkon jo vetëm dedikim, por edhe një përgatitje e studim të pandërprerë.

Por, nga ana tjetër, është kënaqësi e pafund për mësuesit, kur shikojnë rezultatet e punës së tyre të materializuara në një artist, shkrimtar, profesionist të shquar apo qytetar të denjë të vendit.

Vendi ynë ka shumë nevojë, që shkollat tona të formojnë qytetarë të ndërgjegjshëm, aktiv, me integritet moral dhe që marrin përsipër përgjegjësi.

Një rol të rëndësishëm për të arritur këtë, luan arsimi i mesëm, që është faktor vendimtar në edukimin dhe formimin  e brezit të ri.

Shkollat tona duhet të zhvillojnë më tej mendimin kritik dhe krijues të të rinjve tanë, për t’i përgatitur ata për të ardhmen dhe njëkohësisht për t’i integruar me sukses në tregun e punës.

Duhet të punohet fort, për t’ju ofruar të rinjve tanë një formim më të mirë profesional, duke rritur mundësitë që ata të integrohen në tregun e punës dhe duke siguruar kështu, që të rinjtë tanë të mos largohen nga vendi, dhe Shqipëria të mos rrezikojë shpopullimin.

Dëshiroj t’ju përgëzoj nga zemra për arritjet e spikatura në vite, të nxënësve të shkollës suaj, si rezultatet e larta në olimpiadat kombëtare, prizmin e artë në provimet e pjekurisë, medaljet e arit apo kupat e fituara në fushat e ndryshme.

Ashtu siç dua të përgëzoj edhe mësuesit e shkollës tuaj për titujt që kanë marrë në dekada, si Mjeshtër i Madh, Mësues i Merituar apo Qytetar Nderi.

Ndërkohë ju ftoj të vazhdoni punën tuaj të përkushtuar në edukimin e brezave të rinj, duke  forcuar edhe më tej traditat e kësaj shkolle të nderuar , njëkohësisht duke përsosur vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore.

Për gjithë kontributin tuaj të vazhdueshëm në procesin mësimor e edukativ, si dhe për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në këto 61 vite të funksionimit të institucionit tuaj model arsimor, kam kënaqësinë t’ju vlerësoj me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’”, – u shpreh gjatë fjalës së Tij, Presidenti Meta.

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Zgjedhjet në Moldavi/ Ish-ministri Bushati udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së

Zgjedhjet në Moldavi/ Ish-ministri Bushati udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com