GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidenti rus do të takojë homologun iranian në Moskë

14:43 - 18/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti rus do të takojë homologun iranian në Moskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me homologun iranian, Ebrahim Raisi më 19 janar në Moskë, ndërkohë që zhvillohen negociatat për ringjallje të marrëveshjes bërthamore, të cilën Teheran e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Kjo do të shënojë vizitën e tretë të Raisit jashtë Iranit – pas Taxhikistanit dhe shtetit fqinj Turkmenistanit – prej kur ai ka marrë pushtetin në gusht të vitit 2021.

Ky njëherësh shënon edhe takimin e parë të një presidenti iranian në Rusi prej vitit 2017.

Moska dhe Teherani kanë lidhje të forta politike, ekonomike dhe ushtarake dhe janë aleate të presidentit sirian, Bashar al-Assad në shtetin e tij të shkatërruar nga lufta.

Putin dhe Raisi do të diskutojnë “një mori çështjesh në kuadër të bashkëpunimit bilateral” duke përfshirë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që parasheh heqjen e sanksioneve të Perëndimit, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit, është thënë në deklaratën e Kremlinit.

Pala iraniane ka thënë se Raisi do të niset më 19 janar për një udhëtim dyditor në Rusi, bashkë me ministrat për naftë, ekonomi dhe punë të jashtme.

Marrëveshja bërthamore ka nisur të mos zbatohet prej kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr njëanshëm Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet, duke shtyrë Teheranin që ta shkelë paktin.

Prej vitit të kaluar, Irani është duke zhvilluar negociata me shtetet tjera nënshkruese të marrëveshjes – Britaninë, Francën, Rusinë, Kinën, Gjermaninë – dhe SHBA-në në mënyrë indirekte, për të ringjallur marrëveshjen, mirëpo negociatat janë pezulluar për gati pesë muaj, në kohën kur Irani ka mbajtur zgjedhjet presidenciale.

Një ndër çështjet kyçe të bisedimeve është edhe ajo e rikthimit të SHBA-së në marrëveshje dhe heqje të sanksioneve, në mënyrë që Irani ta zbatojë këtë pakt plotësisht./REL

Etiketa: PresidentRusi

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Erdogan, në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Rama: Rastësi!

Erdogan, në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Rama: Rastësi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com