GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore2

Presidenti takon shefin

në Kryesore2, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti takon shefin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mua, por pas mbledhjes së gjatë, shumë të gjatë me qeverinë, edhe si mjek mendova se sot do ta kishe të nevojshme një pushim.

-Po si ke qenë o Bake, mirë Viti i Ri? Pse më dukesh pak i hequr? Kujdesu për shëndetin se është një grip i keq nëpër këmbë. Mund të na përkeqësohet situata…

-S’ka situatë që nuk ja del dot ti shef Edi…

-Mbledhje e gjatë me qeverinë, por kemi përcaktuar objektiva të qarta për të gjithë.

-Me thënë të drejtën ka kohë që po pres të më sillni objektivat, por e di që keni qenë dhe jeni i ngarkuar me gjithë këto punë.

-Tani këto ditë do të vij një listë me këto ambasadorët se po na myken. Disa prej tyre janë në detyrë prej 10 vjetësh, kanë ndërruar dy papë dhe tri
presidentë…

-O sa mirë! Shumë e drejtë shef. Ky është viti i 10 që ju po qeverisni dhe nuk ka kuptim që të ketë ambasadorë që janë në detyrë prej një dekade!

-Mirë është të mbledhim edhe Këshillin e Sigurisë, duhet që populli të të shohë edhe ty në krye të tavolinës o Bake!

-O sa mirë! Faleminderit, drejt e ke menduar shef. Me thënë të drejtën mendova se të gjithë problemet dhe çështjet dolën nga mbledhja e gjatë që bëre me qeverinë. Megjithatë nëse e gjykoni të drejtë, patjetër e mbledhim. Kur të duash, pushim e kam!

-Dhe mos harro se në mbledhje duhet të jenë edhe nga këta të PD-së, se i kam shumë merak.

-O sa mirë! Patjetër shef, patjetër, o çfarë koincidence?! Këta të PD-së, kuptohet të PD -së zyrtare i kam merak edhe unë.

-Eh mor Bake, ti e di që PD-në e dua aq shumë sa nuk më ngop dot vetëm një PD, por dua të shoh 2-3 PD. Për këtë po punojmë nga mëngjesi në darkë…Po ti fli i qetë o Bake. Presidenti është një dhe vetëm një! Të paçim sa malet! Dhe të lutem mos u mundo të dalësh të më përcjellësh deri te dera se je kryetar shteti, më kupton apo jo?

– Për ne ushtarakët, shef, urdhri zbatohet dhe nuk diskutohet…por më ecën viti ters, po nuk dola deri t’iu përcjell deri te dera.

Etiketa: kryesore2Lutfi DervishiPresidenti

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
“Shkoni dhe në hënë”, Rama ironizon Shoqatën e Ndërtuesve

Ish-ministri: Ramës i është kërkuar nga ndërkombëtarët të largohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com