GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Presidenti ukrainas – Rusisë: Do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën! Kjo është toka jonë

08:45 - 24/02/22
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti ukrainas – Rusisë: Do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën! Kjo është toka jonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dalë në një deklaratë të fortë ditën e sotme. Ai i ka kërkuar Rusisë që të ndal sulmet. Zelensky, duke folur në rusisht, tha se Moska kishte miratuar lëvizjen e afro 200,000 trupave në territorin ukrainas, së bashku me mijëra automjete të blinduara të rreshtuara në kufi. Ai tha se një sulm i papritur rrezikonte të bëhej “fillimi i një lufte të madhe në kontinentin evropian”.

“Ju thoni se ky është një plan për të çliruar popullin e Ukrainës. Por populli ukrainas është i lirë. Ukraina në lajmet tuaja dhe Ukraina në jetën reale janë dy vende krejtësisht të ndryshme – dhe ndryshimi kryesor i yni është real. Ju thuhet se ne jemi nazist?! Si mund të mbështeste nazizmin një popull që humbi më shumë se 8 milionë njerëz në luftën kundër nazizmit”, tha ai

“Si mund të isha nazist?” Pyeti Zelensky, i cili është hebre, duke vënë në dukje se gjyshi i tij e kaloi të gjithë luftën si ushtar sovjetik, por vdiq në një Ukrainë të pavarur.

Zelensky tha se rusëve u thuhet se ai po përgatit një ofensivë për të rimarrë territorin separatist në rajonin e Donbasit dhe për ta “bombarduar atë pa pyetur”. Por, pyeti ai, kë do të sulmonte? “Luhansk? Shtëpia ku jeton nëna e mikut tim më të mirë? Vendi ku është varrosur babai i mikut tim më të mirë. Kjo është toka jonë! Kjo është historia jonë! Për çfarë po luftoni dhe me kë. Shumë prej jush kanë qenë në Ukrainë. Shumë prej jush kanë të afërm në Ukrainë. Disa kanë studiuar në universitetet e Ukrainës. Disa janë bërë miq me ukrainasit. Ti e njeh karakterin tonë. Ju i njihni njerëzit tanë. Ju i dini parimet tona”, tha Zelensky.

Ai paralajmëroi rusët se nëse ushtria e tyre pushton Ukrainën, kombi i tij do të mbrohej. “Ne e dimë me siguri se nuk kemi nevojë për një luftë – jo një të ftohtë, jo një të nxehtë, dhe as një të ndërmjetme,” tha ai. “Por nëse këto forca na sulmojnë, nëse tentoni të na merrni vendin, lirinë, jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë, ne do të mbrohemi. Jo sulm – por mbrojtje! Dhe në sulm, ju do të shihni fytyrat tona! Jo shpinat tona, por fytyrat tona”, deklaroi ai.

Zelensky shpenzoi pjesën më të madhe të fjalimit duke paralajmëruar për kostot e luftës, të cilat territori ukrainas i ka parë edhe më herët.

 

 

Etiketa: LufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Sulmi në lindje të Ukrainës, shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Sulmi në lindje të Ukrainës, shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com