GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Presidentja e KE-së nga Shkupi: Më shqetëson situata në Kosovë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentja e KE-së nga Shkupi: Më shqetëson situata në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka theksuar brengën e saj për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri të Kosovës.

“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme” – tha Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ajo mirëpriti një deklaratë të kryeministrit maqedonas, i cili tha se dialogu mund të jetë i dobishëm për të ardhmen e njerëzve.

“Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t’i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”- ka deklaruar Zaev.

Presidentja e Komisionit Evropian, edhe në Shkup përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Unë mbështes plotësisht hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua që ato të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Unë ju bëj thirrje: Mos e humbni besimin. Ju keni bërë dhe keni arritur shumë, le të bëjmë një hap tjetër përpara. Ju keni shumë miq dhe mbështetje në Komisionin Evropian”- ka deklaruar von der Leyen.

Ajo dhe kryeministri Zaev theksuan besimin e tyre se Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Slloveni, më 6 tetor, do të ecë përpara me zgjerimin e BE -së duke shënuar mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare deri në fund të vitit. Në pyetjen nëse Komisioni Evropian do të nisë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Bullgaria vazhdon të bllokojë Maqedoninë e Veriut, shefja e BE-së tha se dëshiron që të dyja vendet, njëkohësisht, të fillojnë negociatat dhe procesin e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, ka vendosur veto ndaj Shkupit zyrtar, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.

Etiketa: Komisioni EuropianKosovepresidentjaShkup

Lajme të lidhura

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar
Botë

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

15:03 - 09/09/26
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror
Botë

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror

14:46 - 09/09/26
Para
Shakhtar-Inter, përfundon pjesa e parë, Xheko protagonist

Shakhtar-Inter, përfundon pjesa e parë, Xheko protagonist

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com