GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidentja Osmani komenton puthjen live me bashkëshortin

23:04 - 04/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidentja Osmani komenton puthjen live me bashkëshortin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar puthjen live me bashkëshortin gjatë një interviste televizive.

E ftuar në “Top Story”, Osmani tha se familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë.

Pjesë nga biseda:

Duma: Po momenti kur Vjosa Osmani gjatë një interviste live puth bashkëshortin e vetë. Është diçka që nuk e kanë bërë ende politikanet shqiptare. Ndjehesh se keni humbur nonjë gjë apo ke fituar shumë më tepër në të qenurit grua në politikë?

Osmani: Vetëbesimi si grua për mua ka filluar në familje si fëmijë. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla dhe jemi rritur me prindër që na kanë shtyrë drejt një rruge ku … ndoshta edhe për shkak se rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme, vetëbesimi ka qenë element i pandashëm i rritjes tonë.

Në veçanti babi na ka dhënë përkrahje që si vajza në kohë të vështira dhe një sistem patriakal të fuqizohemi, të ndihemi të pavarura, që të mos ndahemi para asnjë sfide. Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin.

Familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë dhe unë tentoj të flas për atë, të flas për të kudo që shkojë, sepse ka qenë edhe celula që në fakt na ka ndihmuar të tejkalojmë edhe më të tmerrshmen, gjenocidin. Duhet të kemi solidaritet brenda familjes në radhë të parë, dhe më pas me fqinjët, të afërmit, të tjerët, me të gjithë popullin. Edhe sot fakti që mërgata jonë është ajo që e ndihmon aq shumë, tregon rëndësinë e familjes./TCH/

Etiketa: osmani

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Camavinga e Tchouameni bëjnë një “pakt të fshehtë” për Mbappe

Camavinga e Tchouameni bëjnë një “pakt të fshehtë” për Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com