GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Presidentja Osmani: Me Kurtin kemi debate të zjarrta

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidentja Osmani: Me Kurtin kemi debate të zjarrta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për sfidat dhe rëndësinë e bashkëpunimit politik në Kosovë. Ajo ka thënë se edhe pse mund të ketë debate të zjarrta dhe dallime në pikëpamje politike me kryeministrin Albin Kurti, është me rëndësi që të gjendet një rrugë e përbashkët e të punohet me qëllime të përbashkëta.

Kështu ka deklaruar presidentja pasi është pyetur nëse ka përçarje në raportet me kryeministrin, meqë ditëve të fundit ka qenë temë diskutimi se dy liderët shtetërorë nuk kanë raporte të mira si në të kaluarën dhe se “pika e nxehtë” është tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani ka theksuar se debatet janë normale dhe të shëndetshme në demokraci e ndonëse ka pasur diskutime të zjarrta me Kurtin, ato nuk janë serioze sa mos të tejkalohen.

“Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta, kemi por kjo nuk ka qenë një prej tyre. Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund gjithmonë e gjejmë një rrugë përpara dhe një mirëkuptim. Është me rëndësi qëllimet t’i kemi të përbashkëta, qëllime që kanë të bëjnë me një Kosovë çdo ditë e më të suksesshme, çdo ditë e më të fuqishme edhe brenda edhe jashtë, sepse fuqizimi i ynë përbrenda reflekton edhe ndërkombëtarisht natyrshëm që çdo ditë marrim vendime që janë në interes të qytetarëve tanë”.

E para e shtetit ka deklaruar se ndonëse ka dallime në rritjen dhe të kaluarën politike, këto nuk duhet të pengojnë progresin e Kosovës.

“Edhe pse ne jemi rritur ndryshe politikisht, kemi të kaluar të ndryshme politike kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë që këto dallime dhe këto ndryshime ta dëmtojnë Kosovën dhe kemi filluar nga dita e parë e bashkëpunimit mbi këtë prizmë që edhe kur kemi ndryshime edhe kur kemi dallime të bëjmë debate sado të gjata por në fund ta arrijmë një qëndrim të përbashkët i cili është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka vijuar ajo.

Në fund, Osmani ka përmendur se bashkëpunimi dhe synimet e përbashkëta janë thelbësore për të avancuar interesat e vendit, duke theksuar nevojën për bashkëpunim edhe në rastet kur institucionet kanë kompetenca të ndara, por që ndonjëherë ato gërshetohen.

“Nuk është mirë që gjithmonë të pritet që të kemi qëndrime identike sepse është edhe brenda familjes, njeriu nga njëherë ka mendime të ndryshme por edhe brenda familjes së njëjtë politike njerëzit kanë dallime. Ne jemi dy institucione të ndryshe, kemi kompetenca të ndara por në shumë raste ato edhe gërshetohen prandaj është edhe e domosdoshme që të bashkëpunojmë dhe t’i kemi synimet dhe qëllimet e përbashkëta”, ka përfunduar presidentja.

Etiketa: Kurtiosmani

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Ushqimet që sjellin fat në mbarë botën për Vitin e Ri

Ushqimet që sjellin fat në mbarë botën për Vitin e Ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com