GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Presim heqjen e barrikadave”, Kurti për situatën në veri të Kosovës: Dhuna nuk do të tolerohet

13:39 - 01/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Presim heqjen e barrikadave”, Kurti për situatën në veri të Kosovës: Dhuna nuk do të tolerohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhur me zhvillimet e mbrëmshme në veri të vendit, kryeministri Albin Kurti ka folur për, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Kurti gjatë fjalës së tij tha se dhuna nuk do të tolerohet, ndërsa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior” – tha Kurti.

Kryeministri shtoi se pati shkelje të shumta të ligjit me të cilat tha se po merret Policia e Prokuroria dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat. Kurti tha se “pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak mbeten ende të mbyllura sepse ende mbeten të bllokuara rrugët që shpiejnë atje”. Ai përsëriti zotimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet kur të hiqen barrikadat.

“Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha barrikadat” – tha Kurti.

Në pikat tjera kufitare, Kurti njoftoi se po shpërndahet dokumenti për hyrje-dalje. Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

 

Etiketa: Albin KurtibarrikadatdhunaheqjaKosoveSituataveri

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
Vrasja me snajpër e biznesmenit në Laç, dyshime te ish-efektivi i RENEA-s, verifikohet ADN-ja e tij

Vrasja me snajpër e biznesmenit në Laç, dyshime te ish-efektivi i RENEA-s, verifikohet ADN-ja e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahiu,...

Lexo më shumë
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com