GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presioni i Ramës/ Alibeaj-Krajës: A jeni i shqetësuar për kritikat e kryeministrit?

11:13 - 20/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presioni i Ramës/ Alibeaj-Krajës: A jeni i shqetësuar për kritikat e kryeministrit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Krajës pas zhvillimeve të fundit dhe presionit të kryeministrit Edi Rama. Alibeaj u shpreh në Komisionin e Ligjeve, se ka dy anë të medaljes, njëra që e mbështet SPAK, e këtu iu referua opozitës, e nga ana tjetër maxhorancën që sipas tij e kritikon.

“Sigurisht është dilemë e madhe, për ju se sa për politikën. Njëri është qëndrimi kritik dhe tjetri është qëndrimi mbështetës, të cilën edhe ne e kemi pasur. Sinqeriteti është më i rëndësishmi. Opozita sigurisht që ka pasur kërkesat e veta të justifikuara lidhur me performancën e drejtësisë. Çështjet e ligjeve speciale, teatri, Bechetti, çështjet zgjedhore. Ne vetëm për zgjedhjet e vitit të kaluar kemi çuar te ju 50 çështje penale dhe atë të patronazhistëve. Ne kemi zgjedhur problematikat. Të mbështesim ça kemi arritur deri më tani. Ky është raporti më i ndershëm që duhet krijuar mes politikës dhe drejtësisë. Cilat janë dhe do të doja ta dija në mënyrë të sinqertë se cilat janë nevojat që SPAK-u do të plotësohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Nevoja ligjore, për ndryshime ligjore, nevoja të natyrës së buxhetit. Nevoja e natyrës së stafit apo nevoja të tjera. Do të ishte kjo një nga mënyrat më të mira, në mënyrë që vitin tjetër të raportonit dhe ne të kemi të qartë që nevojat që keni kërkuar dhe kur të vini vitin tjetër të thoni kemi kërkuar këto gjëra, m’i plotësuat dhe kemi arritje, s’më plotësuat dhe s’kemi arritje. Pyetja e dytë, në javët e fundit ka ndodhur që ka pasur deklarime politike të pushtetit, nga kryeministri, ministri i Drejtësisë, që kërkojnë t’ju tregojnë prioritetet, të vendosin agjendën. Kujtoj këtu deklaratat e kryeministrit në asamble e me radhë. Sipas opinionit tim kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt e politikës në punët e drejtësisë”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Kraja u përgjigj se deklaratat e maxhorancës nuk i kanë parë si ndikim, duke shtuar se gjithsecili ka të drejtë për të shprehur opinionet e tyre.

“Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, tha Kraja.

Etiketa: AlibeajKRAJA

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
“Çeku” 500 mijë euro për Nuredin Dumanin, si Ervis Martinaj kërkoi të eliminonte Indrit Doklen

"Çeku" 500 mijë euro për Nuredin Dumanin, si Ervis Martinaj kërkoi të eliminonte Indrit Doklen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com