GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Presioni për firmat”, Bardhi tregon me kë komunikoi 10 minuta para mbajtjes së konferencës

23:26 - 11/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Presioni për firmat”, Bardhi tregon me kë komunikoi 10 minuta para mbajtjes së konferencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përsëriti sot se bandat e Elbasanit janë angazhuar për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi tha se 10 minuta para se të mbante konferencën për mediat foli me dy zyrtarë të Elbasanit që i treguan për rastin. Sipas Bardhit, formularët mbahen në kasafortë dhe nuk bëhen publikë pasi janë mbledhur nga dora e kriminelëve shqiptarë.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje panelistëve që të shkonin dhe ta verifikonin këtë që tha.

“10 minuta para se të mbaja konferencën, kam pasur komunikim me dy zyrtarë të Elbasanit që më kanë treguar për bisedën e kësaj bande në rezidencën e tij. Ky është presioni, prandaj nuk i bëjnë publike të dhënat. E dimë të gjithë se si ka qenë fushata në Elbasan. I kishim përballë përditë. Ju ftoj të shkoni në Elbasan e të takoni njerëz të pavarur, sot zihej gjithë qyteti i Elbasanit me këtë që ka ndodhur me PD-në. Këtë e di gjithë qyteti, ju ftoj që të shkoni të flisni, jua jap unë burimet, por ndoshta nuk më beson dhe i them të shkojë si gazetar. Një bandit pret në rezidencën, mund të ketë persona që kanë firmosur nën trysninë e këtij banditi. Unë nuk mendoj se Berisha e di këtë, por ata e kanë futur aty” – tha Bardhi.

Më tej Bardhi tha se individin në fjalë ka qenë përballë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit të ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.  Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja”, tha Bardhi.

Verifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka përplasur palët të cilat kanë interpretime të ndryshme të statutit të partisë. Bardhi theksoi se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë, qoftë kjo edhe nga një anëtar i vetëm i Kuvendit Kombëtar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Etiketa: firmatGazment BardhikomunikoiKonferencePresioni

Lajme të lidhura

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur
Breaking Views

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Para
Pandemia solli 11 mijë humbje jete me shumë se periudha 2016-2019

Pandemia solli 11 mijë humbje jete me shumë se periudha 2016-2019

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit...

Lexo më shumë
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26
E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com