GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pretenca e SPAK: 86 vite burg për grupin e ish-shoferit të Ardi Veliut

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pretenca e SPAK: 86 vite burg për grupin e ish-shoferit të Ardi Veliut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme deklarimin e fajshëm të9 personave të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal, që trafikonin e më pas shisnin në tregun e zi në Shqipëri sende të çmuara të vjedhura apo blera në Francë.

Mes të pandehurve është edhe Sokol Idrizaj, ish-shofer i Ardi Veliut, gjatë kohës që mbante detyrën e kreut të Policisë së Shtetit dhe tre anëtarë të familjes së tij.

Duke i konsideruar fajtorë në role përkatëse për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal”, “fshehje e të ardhurave”, “kontrabandë me mallra të tjerë”, “tregtim e transportim i mallrave kontrabandë e “ushtrim pa licensë të veprimtarisë bankare”, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, kërkoi dënimin me 12 vjet burg për Sokol Idrizajn.

E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj, si edhe për Agustin Mesulin e Altin Dodën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar për ta shkoi në 8 vjet.

Dënime përfundimtare me nga 6 vjet e 4 muaj burg u kërkuan për të pandehurit Florian Baku e Egi Idrizaj. Për Bora Idrizajn, SPAK kërkoi pezullim të dënimit me 4 vjet burg dhe konvertim në 5 vjet Shërbim Prove, ndërsa për Vangjush Kasharën e Tomor Barutin nga 4 vjet burg secilit.

Hetimi i këtij grupi të dyshuar kriminal nisi në qershor 2022, pas sinjalizimit nga autoritetet e Prokurorisë së Lionit në Francë. Hetimi i mëtejshëm me një skuadër të përbashkët hetimore zbuloi se një grup kriminal në Francë që siguronte përmes vjedhjes apo blerjes tek vjedhësit e sendeve të çmuara, bizhuteri ari, ora dore, apo pajisje elektronike, koordinohej me një grup në Shqipëri.

Sendet transportoheshin në rrugë tokësore, të fshehura në mjetet e disa agjencive udhëtimi. Në portin e Durrësit, kalimi i tyre garantohej falë bashkëpunimit më dy punonjës të policisë kufitare, ndërsa më pas shiteshin në tregun e zi vendas.

Nga kontrollet e SPAK në Shqipëri për këtë hetim u sekuestruan 59 mijë euro, 10 mijë dollarë kanadezë, 57 ora dore të çmuara, 28aparate celularë, syze dielli të markave të njohura, parfume dhe veshje të firmave prestigjioze.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1SpakTrafik

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Rama mashtroi pensionistët? Zero rritje të pensioneve në projektbuxhetin 2025

Rama mashtroi pensionistët? Zero rritje të pensioneve në projektbuxhetin 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com