GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pretendentët për fitoren e BBV 3, ja kush e kryeson fronin

13:53 - 27/01/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Pretendentët për fitoren e BBV 3, ja kush e kryeson fronin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Big Brother Vip 3” ka filluar dhe tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te banorët që janë brenda në lojë. Të vetëdijshëm për famën dhe popullaritetin që ky format jep, banorët menjëherë kanë nisur me strategjitë e tyre për të rënë në sy.

Dhe duket se pjesa më e madhe e tyre edhe ia ka dalë. Veç shikueshmërisë që formati ka, një matës shumë imirë rreth popullaritet të tyre është edhe Instagrami. Si biznes, apo edhe si një platformë informimi, banorët që janë pjesë e këtij edicioni, kanë nisur tashmë të rriten në shifra.

“Top Albania Radio”, ka bërë këtë javë një përmbledhje, duke treguar sesi kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve, por edhe duke na zbuluar se cilët janë banorët që kanë fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në “Instagram”. Egla Ceno ka shtuar 1.2K ndjekës nga java e kaluar.

Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën e duket se ende nuk janë ulur gjakrat. Edhe në spektaklin e kaluar, dy kolegët, kanë vijuar me terma të ashpra ndër njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar sërish 2K ndjekës që nga java e kaluar.

Nga 436K, tani numëron 438K. duket se në debatin e fundit me Eglën, të shumtë ishin ata që mbajtën krahun anën e Julit. Një fakt i tillë u përkthye edhe me ndjekës në rrjetet sociale, duke rritur kështu ndjeshëm faqen e tij personale në Instagram. Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ditët e fundit, mes dyshes duket se po lind një lidhje sentimentale.

Gazetarja dhe moderator Kosovar, kanë qenë shumë afër njëritjetrit dhe nuk e kanë mohuar pëlqimin e ndërsjelltë. Madje dyshja, ka nisur edhe me pozat e nxehta, duke u përqafuar, apo duke fjetur bashkë. Megjithatë, deri më tani, puthja ende nuk ka ardhur. Ky i fundit ka fituar 3 mijë ndjekës. situate sentimentale që po krijohet brenda në shtëpi, ka reflektuar edhe në profilin e Meriton.

Si një banor që jo gjithmonë i pëlqen të jetë në qendër të debateve, Meritoni po fiton ndjekës tashmë me flirtin që ka me Ilnisën. Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza ka shtuar 2 mijë ndjekës këtë javë. Roza ka qenë padyshim një faktor në këtë lojë, ku përplasjet me banorët e tjerë, ka zgjedhur t’i çojë deri në fund. Shpesh e cilësuar si provokative, Roza ia ka dalë që të rrisë numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.

Një tjetër emër që ka shtuar ndjekës është edhe astrologia, Meri. E cilësuar si një ndër banorët më të përfolur, Meri duket se po mbështetet edhe në rrjetet sociale. Këtë javë, ajo ka shtuar 1.1K dhe tani numëron 13.4K. Shpesh për shkak të natyrës së saj e herë për shkak të tipit pa komplekse, Meri ia ka dalë që të shndërrohet në një personazh në këtë vit të “Big Brother”. Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar 2.3K, këtë javë Vesa Smolica ka fituar vetëm 100 ndjekës.

Deri më tani, Vesa ka preferuar që të qëndrojë disi më në heshtje, duke mos u fokusuar tek përplasjet me banorët e tjerë, duke bërë kështu një lojë më të paqtë. Lojë kjo që duket se nuk është pëlqyer nga publiku, duke ulur ndjeshëm numrin e kërkesave të reja në rrjetet e saj sociale. Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 123K. Shpesh Rikja është vendosur në qendër të vëmendjes, për debatet e forta që ka pasur.

Ndonëse një nga femrat më seksi në këtë edicion, Rikja ende nuk është parë pranë një mashkulli, duke fokusuar kështu të gjithë vëmendjen e saj te loja dhe jo tek lidhja sentimentale. Duket se kjo zgjedhje e saj deri më tani, është pëlqyer nga publiku.

Romeo Veshaj duket se mban vendin e parë këtë javë me plot 6 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 295K. Aktori i humorit gëzon një popullaritet të madh dhe duket se mbështetja për të nuk ka munguar edhe tanimë që është pjesë e lojës së “Big Brother”. I ekuilibruar në lojë dhe i kursyer në debate, Romeo me gjasa ka gati strategjinë e tij për këtë lojë, ku dhe pretendon fitoren.

 

Etiketa: Big Brother Vip 3Romeo Veshaj

Lajme të lidhura

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit
Show Biz

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin
Show Biz

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Para
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, disa të proceduar në Fier

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, disa të proceduar në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com