GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tha se u kërcënua me jetë, merret e pandehur gjyqtarja për kallëzim të rremë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U kërcënua, merret në mbrojtje gjyqtarja Arnisa Këlliçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi, e cila kishte deklaruar se ishte kanosur.

Madje gjyqtarja mori edhe mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Por tani ajo akuzohet për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Njoftimi i prokurorisë:

Denoncoi se u kanos dhe siguroi mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Prokuroria Tiranë merr të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.

Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja Arnisa Këlliçi e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.

Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur

gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja Arnisa Këlliçi

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.

Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases Arnisa Këlliçi, edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme.

Etiketa: gjyqtareKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja
Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit
Aktualitet

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit

18:21 - 07/06/26
Para
Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet.

Veliaj i jep 500 MLN lekë një firme që të pastrojë shkurret në lulishte, tenderi denoncohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Breaking Views

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

22:16 - 07/06/26

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

21:28 - 07/06/26
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26
Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

Protestuesja shpalos disa kërkesa: Të krijojmë një parti të re opozitare!

20:39 - 07/06/26
“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

“Muçi nuk mbajti dot as një zyrë”/ Rama-Mustafa Nanos: E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë

20:23 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş