GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Prezantohet Allegri: Ronaldo të marr më shumë përgjegjësi, dua një skuadër agresive

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Prezantohet Allegri: Ronaldo të marr më shumë përgjegjësi, dua një skuadër agresive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Max Allegri është prezantuar ditën e sotme për herë të dytë në karrierë si trajner i Juventusit, pas dy vitesh pushime, që nga ndarja e fundit me bardhezinjtë. Në konferencën e mbajtur për mediet ai foli për objektivat dhe lojtarë specifike, duke përmendur edhe pritshmëri ndaj tyre.

“U ndjeva si të isha 18 vjeç kur fillova stërvitjen, i lumtur dhe i kënaqur. Filloj një cikël të ri me një ekip të shkëlqyeshëm. Ka shumë talentë të rinj që kanë mundësi dhe duhet të kenë dëshirën për t’u përmirësuar. Ata janë e ardhmja e këtij klubi.

Së bashku me ta, lojtarët me përvojë si Ronaldo, Chiellini dhe Bonuçi, duhet të jenë vlerë e shtuar. Kam kaluar pesë vite të mrekullueshme, por dy vite më parë vendosëm të ndanim rrugët. Duhet të vijë muaji mars për të parë nëse mund t’i arrijmë objektivat tanë.

Ndjehem krenar për faktin që Juventusi më thirri përsëri dhe për dashurinë e tifozëve. Nga 22 gushti duhet të fitojmë pikë. Ajo që kemi arritur nuk na ndihmon për të fituar trofe të tjerë, uhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë. ADN-ja e Juves është e përpiktë, fitoret vijnë përmes sakrificës.

Ronaldo është kampion i madh, lojtar i jashtëzakonshëm dhe djalë i zgjuar. Kam folur me Cristianon, i thashë se ky vit është i rëndësishëm. Jam i lumtur që e gjeta këtu. Ka një përgjegjësi më të madhe se tre vjet më parë. Pres shumë prej tij për sa i përket përgjegjësisë.   Dybala dhe Rabiot? Paulo Dybala është paraqitur shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Është një futbollist që shënon. Kam folur me të dhe e shoh shumë mirë. Do të thosha se mund të kemi një sezon të shkëlqyer. Rabiot është një lojtar që ka cilësi të rëndësishme.

Si mesfushor duhet të shënojë më shumë gola sesa vitin e kaluar (3). McKennie ka instinktin për gol. Është fat që kjo skuadër ka lojtarë që shënojnë shumë gola. Në fund të kampionatit duhet të shënosh 75 gola: duhet t’i gjesh mes sulmuesve, të cilët shënojnë 40-45 dhe pastaj pjesën tjetër te mbrojtësit dhe mesfushorët.

Titulli? Do të jetë një kampionat i ekuilibruar. Milani është rritur, lojtarët e tyre të rinj janë një vit më të vjetër. Milani është favorit, së bashku me Interin, Juventusin dhe Romën, Napolin e Lazion. Do të jetë e rëndësishme të kemi vazhdimësi.

A e refuzova Real Madridin këtë verë? Le të themi po. E falenderoj shumë presidentin Perez për mundësinë që më dha. Zgjodha Juventusin sepse më ka dhënë shumë dhe është një ekip argëtues për të punuar. Janë ekip i ri dhe mund të përmirësohen shumë.

Rinovimi i Chiellinit? Është qesharake t’i ndërpresësh pushimet dikujt që ka luajtur dy vite pa pushim dhe t’i kërkosh të vijë të firmosë kontratën. Para se të shkruani të paktën informoni veten”, tha ndër të tjera Allegri. 

Lajme të lidhura

Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë
Sport

Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

12:16 - 14/07/26
Lajme të mira për Anglinë para ndeshjes me Argjentinën, ylli i skuadrës kthehet si titullar
Sport

Lajme të mira për Anglinë para ndeshjes me Argjentinën, ylli i skuadrës kthehet si titullar

11:33 - 14/07/26
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

10:57 - 14/07/26
Para
Tirana zyrtarizon rikthimin e Majkell Ngo

Tirana zyrtarizon rikthimin e Majkell Ngo

TË FUNDIT

PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!
Aktualitet

PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

12:32 - 14/07/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal...

Lexo më shumë
Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

12:16 - 14/07/26
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Gazeta e madhe gjermane: Dështon plani i Ramës, as këngëtari skandaloz nuk e ndal zemërimin e shqiptarëve

12:12 - 14/07/26
“Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…

Murrizi kërkesë Berishës: Politika ka nevojë për njerëz me karakter e moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin

11:56 - 14/07/26
Salmonela alarmon Greqinë! Autoritetet japin njoftimin: Mos hani pula 2-3 ditë

Salmonela alarmon Greqinë! Autoritetet japin njoftimin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:45 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com