GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Prezantohet Inzaghi tek Interi: Do të mbrojmë titullin, e dija për largimin e Hakimit

12:34 - 07/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantohet Inzaghi tek Interi: Do të mbrojmë titullin, e dija për largimin e Hakimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simone Inzaghi është prezantuar sot si trajneri i ri i Interit. Tekniku italian zëvendëson Antonio Conten në stolin e kampionëve të Italisë. Gjatë konferencës për shtypin, 45-vjeçari preku disa tema, duke nisur nga objektivat, Romelu Lukaku, merkato dhe shitja e Achraf Hakimit.

“Entuziazmi është i madh dhe ndihem shumë i motivuar për këtë aventurë të re. Na pret një sfidë e madhe, duam të fitojmë sërish titullin dhe të paraqitemi sa më mirë në Champions League. Interi më bindi menjëherë me dëshirën e madhe për të më pasur mua trajner.

Unë dhe stafi im e dimë që kemi një skuadër të fortë, një klub të fortë dhe shumë tifozë që do na mbështesin. Dua të komplimentoj edhe Conten për fitimin e titullit kampion. Unë do të çoj përpara punën e nisur prej tij, me synimin për të realizuar objektivat e klubit“.

Më pas një koment për Romelu Lukakun dhe Christian Eriksen. “Kam biseduar disa herë me Romelun, është i trishtuar për eliminimin nga Euro 2020. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, një garanci. E ka treguar në fushë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Por, edhe shokët e skuadrës janë një garanci për Lukakun, i cili në këto dy vite është mbështetur te puna e tyre e madhe. Eriksen?Kam folur me të përpara nisjes së Euro 2020, më pas nuk jemi dëgjuar. Më erdhi keq për atë që ndodhi, pasi besoja shumë tek ai. 

Klubi i ka vendosur në dispozicion gjithçka që i nevojitet. Tani duhet të qëndrojë i qetë dhe të marrë veten me kalimin e kohës. Unë e pres me krahë hapur. Ndërkohë, drejtuesit u treguan të aftë dhe shfrytëzuan mundësinë për të siguruar shërbimet e Calhanoglu. 

Çfarë kërkoj nga skuadra? Dua një skuadër që luan me intensitet të lartë, një skuadër që di të reagojë, qëndron gjithmonë në ndeshje dhe lufton deri në fund. Interi im nuk duhet të dekurajohet kurrë kur episodet nuk do të jenë në favorin tonë“.

Në fund një koment në lidhje me merkaton. “E dija që Hakimi do të largohej. Ishte planifikuar shitja e tij, por mund të them që ishte e dhimbshme. Ai kërkohej nga e gjithë Europa, ndërsa ne kishim nevojë për ta shitur për të rregulluar bilancet. 

Por në të njëjtën kohë Interi do të mbetet kompetitiv dhe konkurrues. Kemi objektiv të kalojmë grupet e Champions, diçka që nuk ka ndodhur vitet e fundit, për shkak fati dhe dëmtimesh. Është një turne i vështirë dhe shumë fizik, por do jemi gati“, theksoi Simone Inzaghi.

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Gjuzi mban fjalimin e fundit si deputet: Ne ishim më të mirët që kanë qenë këtu për 30 vjet, të tjerët ishin vrasës

Gjuzi mban fjalimin e fundit si deputet: Ne ishim më të mirët që kanë qenë këtu për 30 vjet, të tjerët ishin vrasës

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com