GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prezantohet rregullorja e re e AMF: Ja shoferët që do paguajnë më shumë për siguracionin e mjeteve

12:02 - 16/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantohet rregullorja e re e AMF: Ja shoferët që do paguajnë më shumë për siguracionin e mjeteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga janari 2025, është parashikuar të ketë një rritje të çmimit për siguracionin e mjeteve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në rregullore “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm”.

Drejtoresha e AMF, Mimoza Kaçi tha se ndryshimet në këtë rregullore kanë për qëllim rritjen e transparencës së përllogaritjes së primit për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe se çdo drejtues të dijë dhe vetë se sa do i kushtojë sigurimi i mjetit.

 “Hyn në fuqi e rregullores është më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo rregullore sjellë më shumë transparencë lidhur me llogaritjen e primit të sigurimit dhe cilët janë faktorët.  Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar gjatë këtij viti do ti ndikojë në çmimin e ardhshëm të policës në vijim. Do ketë rritje të konkurrencës mes shoqërive, ku do të luhatet pikëzimi i faktorëve të rrezikut ku çdo shoqëri do e bëjë sipas praktikave të saj. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike, ku çdo i siguruar mund të kalkulojë dhe të kuptojë edhe llogaritjen e primit të sigurimit për mjetin e tij”, tha Kaçi.

Pjesë e llogaritjes së çmimit do të jenë edhe 7 faktorë risku, si historiku i dëmeve, fuqia motorike e mjetit, mosha e të siguruarit, vjetërsia e mjetit etj.

“Pjesë e primit të sigurimit do të jenë edhe llogaritja e 7 faktorëve të rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. 1-Historiku i dëmeve, shumë i rëndësishëm. Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti. Po punohet që edhe vetë shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi. 2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i madh dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit. 3- Mosha e të siguruarit, 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit. 4-Eksperienca në drejtimin e mjetit, ku kanë vende që përfshijnë edhe pikët e patentës 5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues. 6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve. 7- Vjetërsia e mjetit”, tha Kaçi.

Etiketa: siguracion

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”

Hajdari i Kuçovës, pazar me fondin për banesat e familjeve rome, kontrata 270 MLN lekë me “Flamur të kuq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com